Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avancimet e dyshimta në Shërbimin Korrektues: Nga gardian në zv/drejtor brenda vitit

12/03/2023 - 13:03
në Kryesore, Lajme
A A
Avancimet e dyshimta në Shërbimin Korrektues: Nga gardian në zv/drejtor brenda vitit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për më pak se 10 muaj, Besar Gashi, dikur gardian tash njëri nga udhëheqësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, është avancuar disa herë. Fillimisht nga pozita e gardianit ishte emëruar zv/drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, për të kulmunar krejt në fund duke marrë një nga pozitat më të rëndësishme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, zëvendësues i zv/drejtorit të përgjithshëm për Siguri dhe Operativë. Nacionale ka siguruar vendimet dhe sjell detaje.

Viti i fundit ka qenë mjaft i suksesshëm për Besar Gashin. Zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës është avancuar për disa herë me radhë brenda pak muajve, duke marrë tashmë një nga funksionet më të rëndësishme operative në SHKK.

Gazeta Nacionale bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike ka siguruar vendimet për avancimin e Gashit nëpër pozita të ndryshme, për të kulmuar te ajo që e ushtron nga janari i vitit 2023: zëvendësues i zv/drejtorit të përgjithshëm për siguri dhe operativë në SHKK.

Drejtësi / Ekskluzive: Drejtoresha e Laboratorit ku u zhdukën mostrat e Deharit punonte PA LICENCË

Besar Gashi deri së voni ushtronte detyrën e gardianit. Nga pozita e gardianit, me dilema të forta për shkeljen e Udhëzimit Administrativ për gradat korrektuese, Gashi ishte emëruar zv/drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Në një konkurs ku kishin të drejtë të aplikonin vetëm nënpunës civilë nga kategoria e njëjtë.

Pra, nga grada e zyrtarit korrektues, Gashi ishte avancuar në pozitën mbikëqyrës i lartë. Sipas këtij udhëzimi administrativ, për të kaluar në gradën e Mbikëqyrësit 2 duhen së paku tri vite përvojë pune si zyrtar korrektues. Për gradën Mbikëqyrës 3, duhen së paku 5 vite përvojë si zyrtar korrektues, apo tri vite përvojë si mbikëqyrës.

Avancimet për Gashin nuk u ndalën. Në fakt vetëm se u shtuan. Krejt kjo sidomos pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Disa muaj pasi Besar Gashi u emërua zëvendës drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ai u avancua sërish. Në muajin korrik të vitit të kaluar, Besar Gashi u emërua zëvendësues i Udhëheqësit të Drejtoratit për operativë, siguri dhe transportin e të burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Lajmet e mira për Besar Gashin erdhën edhe qysh në start të vitit 2023. Ai me një vendim nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u emërua në një nga funksionet më të rëndësishme në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Gashi u emërua zëvendësues i zv/drejtorit të përgjithshëm për Siguri dhe Operativë në SHKK.

Nacionale ka mësuar se kjo pozitë ka ndikim tejet të madh në funksionimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi Gashi nga kjo pozitë e krijon planin operativ të Shërbimit Korrektues në lidhje me çështjet operative të funksionimit brenda komplet burgjeve në nivel vendi.

Sipas Udhëzimit Administrativ, për gradime të ndryshme brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, themelohet Komisioni përgjgegjës me vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Ky Komision merret me procedurat e testimit, intervistat me gojë dhe krejt në fund edhe me përzgjedhjen e kandidatëve.

May be an image of 2 people and people standing

Megjithatë, në rastin e Gashit krejt këto avancime, po arsyetohen se janë bërë me detyra të përkohshme.

Arsyetohet SHKK dhe MD

Ministria e Drejtësisë në një përgjigje për gazetën Nacionale, ka bërë të ditur se në avancimin e fundit të Gashit me vendim të nënshkruar nga ministrja Haxhiu, nuk është marrë parasysh Udhëzimi Administrativ në fjalë. Kjo pasi sipas tyre, udhëzimi nuk e rregullon avancimin në pozita të larta drejtuese.

“Procedura e rekrutimit për pozitën zëvendës drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren është zhvilluar në përputhje me dispozitat e Ligjit për zyrtarët publik si dhe Rregulloren (QRK) nr. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës. Sipas ligjit Nr. 06/l – 114 për Zyrtarët Publik, pozita e zëvendësdrejtorit në një Agjencie Ekzekutive është pozitë e nivelit të Lartë Drejtues”, thuhet fillimisht në përgjigje.

“Sipas Ligjit Nr. 08/l-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, procedura për përzgjedhjen e zëvendësdrejtorëve të Përgjithshëm bëhet përshtatshmërisht sipas kritereve për emërime në pozita të larta drejtuese, andaj në kuptim të saj Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues nuk ka kompetencë Ligjore për të caktuar/emëruar zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm. Vendim për caktimin e z. Besar Gashit në pozitën zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm është vendim i përkohshëm me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në Institucionet Korrektuese. Procedura e rekrutimit për pozitat e larta Drejtuese në rastin konkret pritet të zhvillohet nga Departamenti për Menaxhimin e zyrtarëve Publik-MPB”, përfundon sqarimi i Ministrisë së Drejtësisë për gazetën Nacionale.

Edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka arsyetuar këto avancime i ka arsyetuar me faktin se janë lëvizje nëpër pozicione të përkohshme.

“Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues për shkak të nevojave institucionale z,Besar Gashin e ka caktuar përkohësisht në pozitën e Drejtorit të Drejtoratit për Siguri, Operativë dhe Transport të të Burgosurve, duke marr parasysh angazhimin e tij dhe performance e treguar për ngritjen e nivelit të sigurisë në institucionet korrektuese, Ministrja e Drejtësisë me Vendim e ka caktuar z. Gashin në pozitën Zëvendsues i Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Siguri. Lëvizjet në pozicione të përkohshme të punës nuk konsiderohen gradim dhe janë vendime të përkohshme dhe të nevojshme për shkak të natyrës dhe specifikave të punës”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës për Nacionalen.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë