Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Avavav, vendim i mirë”, “Veç përpara Albin”, qytetarët të ngazëllyer me reciprocitetin me Serbinë

01/08/2022 - 15:21
në Lajme
A A
Policia e Kosovës vendos patrulla në veri (FOTO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që nga dje, veriu i Kosovës është bërë temë e mediave. Madje, për tensionet në atë pjesë të vendit, kanë shkruar edhe gazetat e njohura ndërkombëtare. Ndërsa, situate është qetësuar tashmë, dhe barrikadat po largohen, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Policia e Prokuroria po hetojnë sulmet që ndodhën mbrëmë.

Ndërsa, vendosja e reciprocitetit për targa dhe dokumente me Serbinë, është shtyer për 30 ditë, pas kërkesës së Ambasadës Amerikane ndaj institucioneve të Kosovës.

Çka mendojnë qytetarët?

Veriu si gjithmonë ngjallë shumë reagime në gjirin e shoqërisë kosovare.

Gazeta Nacionale ka intervistuar disa qytetarë në sheshin “Nënë Tereza” e “Zahir Pajaziti”, për të kuptuar qëndrimin e tyre rreth tensioneve në veri.

Ajo çfarë u pa nga intervistat e shumta që Nacionale i realizoi, ishte përkrahje pothuajse unanime ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për reciprocitet me Serbinë.

Bedri Sadiku, qytetar nga Prishtina, e vlerësoi si vendim të duhur reciprocitetin me Serbinë.

“Me të tregu drejtën është një vendim i mirë i Qeverisë në lidhje me veri. Absolutisht pse e protestojnë këtë punë serbët, kur ne dojmë veç reciprocitet. Në këtë aspekt, besoj që kemi me ja arrit qëllimin”, tha ai.

Tutje, Sadiku tha se shtyrja për 30 ditë e zbatimit të reciprocitetit duket të jetë bërë nga frika e eskalimit të situatës në veri.

“Ndoshta mundet me qenë i ngutshëm. Absolutisht pajtohem që janë friku prej eskalimit të situatës. Në këtë aspekt, besoj që kemi me arrit një marrëveshje. Gjithsesi besoj që duhet të ketë reciprocitet”, theksoi Sadiku.

Ndërsa një qytetar tjetër, e theksoi nevojën e koordinimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e reciprocitetit.

“Ajo ka veprue mirë, por pa e pyet Amerikën, kurgjo. Amerika na ka çliru, atë duhet me vet gjithë. Pasi e pyetën Amerikën, e shtynë 30 ditë. Nashta ma mirë se nashta bëjmë diçka. Prej asaj nuk pritet, se ajo s’kshyrë me ndreq diçka, me dialog”, tha Shemsi Murseli për Nacionale.

Ndërsa, Ali Musliu, u pa shumë i entuziazmuar pas vendimit.

“Vendim shumë i mirë. Avavav, kurrë më mirë. Sundimi i ligjit duhet me kanë në tanë Kosovën. Gjithqysh duhet me pasë reciprocitet. E përgëzoj Albin Kurtin, veç përpara se shumë mirë është t’u vepru”, tha rrufeshëm Musliu.

Sikruse Murseli, edhe Musliu e sheh të nevojshme konsultimin me amerikanët.

“Mirë është, mirë është masi u marrë vesh me Amerikën. Çka të thotë Amerika, duhet me bo edhe na. Amerika na ka ndihmu gjithëherë, edhe kurrë s’na le në lloq”, përfundoi Musliu.

Ndërsa, Qazim Sylejmani shkurtimisht theksoi se “vendimi është i mirë. Por s’e kemi nijet me u rehatu”.

Por, kishte edhe qytetarë, ndonëse shumë rrallë, që theksonin se vendimi nuk është i mirë.

“Për besë mirë nuk është hiç. Por, po më duket që edhe këta tonët po lëshojnë pak pe, se nuk duhet me lëshu pe kurrsesi ndaj serbëve, sepse e kanë tepru”, tha Nezir Gashi.

Por, çfarë tha Kurti?

Një ditë pas tensioneve në veri, kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media. Aty i pari i ekzekutivit e vartësi i tij, shpjeguan situatën aktuale në veri të vendit dhe atë çfarë ndodhi që nga dje.

Në këtë konferencë për media, Kurti e Sveçla treguan për sulmet ndaj qytetarëve në veri, bllokimin e pikave kufitare, e dialogun me Serbinë pas tensioneve, ndër të tjera.

I pari i ekzekutivit, në fillim të konferencën, u shprehi mirënjohje policëve për angazhimin në veri të vendit.

Kurti informoi se pikat kufitare vazhdojnë të mbesin të bllokuara.

“Shpreh mirënjohje të thellë ndaj policisë së Kosovë që janë në veri të Ibrit, duke vepruar me profesionalizëm të lartë. Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ende mbeten të mbyllura”, shtoi Kurti.

Gjatë paraqitjes së tij, Kurti theksoi se strukturat ilegale të Serbisë janë kriminale e agresive si rrallë më parë.

“Mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës dhe 9 barrikada me njerëz të armatosur të cilët kanë ndaluar qytetarët në automjete e ata këmbësorë. Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë banda kriminale, agresive si rrallë më parë. Nuk është e lehtë për shtetin tonë sepse ato i mbështet i gjithë aparati shtetëror i fqinjit tonë verior”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se me rastet kriminale në veri po merren policia e prokuroria.

“Janë me dhjetëra shkelje të rënda dhe të qarta të ligjit të bëra dje e me të cilat po merren Policia dhe Prokuroria. Fatmirësisht nuk ka të plagosur me armë zjarri”, theksoi ai.

Kryeministri deklaroi se nuk ka ndonjë ftesë ende nga Joseph Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë