Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avdullah Hoti i pari, Vjosa Osmani e 81-ta- Si dukej lista e LDK’së në zgjedhjet e 2017-ës?

12/05/2026 - 23:28
në Kryesore, Lajme
A A
Avdullah Hoti i pari, Vjosa Osmani e 81-ta- Si dukej lista e LDK’së në zgjedhjet e 2017-ës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 7 qershorit. Megjithatë, ajo para nëntë vitesh radhitej mjaft poshtë në këtë subjekt politik. Barte numrin 81.

Fati i Osmanit përcaktohej në natën e fundit para dorëzimit të listës zgjedhore. Isa Mustafa, atëkohë kryetar i partisë, kishte thënë se në natën e fundit, me insistimin e Avdullah Hotit, Osmanin e kishte futur në listë, shkruan Insajderi.

Mustafa kishte thënë se ai nuk ishte pro që Osmani të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputetë.

“Edhe nuk e kam shti të në listë për deputetë deri natën e fundit diku nga ora 23:00. Dhe e kam shti me insistimin e Avdullah Hotit, sepse e caktuam për kandidat për kryeministër dhe ai me tha se mund të dëmtohen nëse nuk është edhe Vjosa në listë sepse ajo mund ta ketë një numër të caktuar te votave”, kishte thënë Mustafa.

Atëkohë LDK’ja kishte bërë koalicion me AKR-në dhe Alternativën, ku pas Hotit si bartës ishte Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari.

Përkundër këtij numri që ia kishin dhënë, Vjosa Osmani kishte arritur t’i marrë 64,147 vota, duke u bërë gruaja më e votuar në LDK dhe kandidatja e dytë më e votuar pas kësaj liste.

Radhitje “poshtëruese” kësaj radhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë ish-deputetes Hykmete Bajrami. Ajo s’është përfshirë në top 10-shen e kandidatëve për deputetë, ndonëse ka qenë nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës.

“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale”, deklaroi sot Bajrami./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Publikohet lista e LDK-së me Vjosa Osmanin për 7 qershorin

Publikohet lista e LDK-së me Vjosa Osmanin për 7 qershorin
12/05/2026 - 23:11

Lidhja Demokratike e Kosovës e bashkuar në këto zgjedhje me listën e ish-presidentes, Vjosa Osmani, ka publikuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë. Vjosa Osmani do të jetë...

Më shumëDetails

Bajrami e Hoti u lanë jashtë 10-shes, zëdhënësi i LDK’së thotë se lista u përpilua nga Vjosa Osmani

Bajrami e Hoti u lanë jashtë 10-shes, zëdhënësi i LDK’së thotë se lista u përpilua nga Vjosa Osmani
12/05/2026 - 22:57

Zëdhënësi i LDK Besian Mustafa, ka deklaruar se listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie e ka përpiluar ish-Presidentja Vjosa Osmani si bartëse e listës, në koordinim...

Më shumëDetails

AKR nuk merr pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, tregon edhe arsyen

AKR nuk merr pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, tregon edhe arsyen
12/05/2026 - 22:46

Aleanca Kosova e Re nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Përmes një reagimi publik, AKR njofton se pas diskutimeve dhe konsultimeve të brendshme,...

Më shumëDetails

Olluri: Abdixhiku e respekton Kujtim Shalën që e jep një intervistë në 12 muaj, por s’e respekton Hykmete Bajramin që kritikon ditë për ditë Qeverinë Kurti

Olluri: Policia tentoi t’ia lë fajin 18-vjeçarit të vrarë, familja e njërit nga të dyshuarit ka lidhje me Policinë
12/05/2026 - 22:28

Gazetari Parim Olluri ka komentuar veprimet e fundit të kryetarit të LDK’së, i cili ka lënë jashtë 10-shes së listës zgjedhore Hykmete Bajramin. Olluri në emisionin ‘Pressing’ në...

Më shumëDetails

Qorrolli: Figura të njohura do të mungojnë në listën e VV-së, shkaku i dyshimeve për korrupsion

Qorrolli: Figura të njohura do të mungojnë në listën e VV-së, shkaku i dyshimeve për korrupsion
12/05/2026 - 22:21

Edhe pse kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit zyrtar, partitë politike vazhdojnë të mos i dorëzojnë në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve listat finale të...

Më shumëDetails

Befasi, ky do të jetë numri i Ramush Haradinajt në listën e AAK-së

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
12/05/2026 - 22:06

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në fazën finale të përpilimit të listës me emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Befasi është pozicionimi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

    Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Konfirmohet nga “specialisti” i merkatos, Real Madrid arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia aksion në klinikat e QKUK-së, dyshime për manipulime me barna esenciale e listat e pritjes për intervenime invazive

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë