Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avdullah Hoti: Kurti s’ka nevojë për LDK’në në krijimin e Qeverisë, Kuvendi i jashtëzakonshëm rezultat i humbjeve të njëpasnjëshme

19/07/2026 - 11:30
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se nisma për Kuvendin e jashtëzakonshëm ku do të vendoset fati i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka kurrfarë lidhje me negociatat për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Hoti ka thënë se pakënaqësitë në LDK s’kanë lindur brenda natës dhe se nisma për Kuvend të jashtëzakonshëm vjen si rezultat i humbjeve të njëpasnjëshme dhe për shkak të mosrespektimit të standartit të vendosur në vitin 2021, ku lidershipi i partisë ndërrohet për shkak të rezultateve të dobëta.

Hoti thotë se rezultati i zgjedhjeve të fundit tregon që Lëvizja Vetëvendosje s’ka nevojë për Lidhjen Demokratike për të krijuar Qeverinë, derisa potencon se LDK do të jetë bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Nëse të gjitha dallimet programore mes forcave politike zhduken vetëm e vetëm për të ndarë pushtetin, atëherë nuk mbrohet interesi shtetëror”, ka thënë Hoti për.

Ai tutje ka numëruar një varg ngjarjesh politike të ndodhura përgjatë qeverisjes së Albin Kurtit, ngjarje që sipas Hotit, tregojnë që Lëvizja Vetëvendosje s’meriton të drejtojë qeverinë e Kosovës.

Sa i përket Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK’së, Hoti thotë se rezultati i zgjedhjeve të fundit ka dhënë një mesazh që s’mund të anashkalohet dhe se LDK duhet ta pyes seriozisht veten për rrugën që do të ndjek për t’u kthyer si forcë politike kryesore në vend.

“Bindje ime është se për të arritur këtë, LDK-ja duhet të kalojë nëpër një proces statutar, gjithëpërfshirës dhe konkurrent të zgjedhjes së strukturave udhëheqëse, nga niveli i nëndegëve e deri te Kryetari i LDK-së. Ky proces duhet të jetë demokratik, i bazuar në një debat të hapur, ku secili anëtar i LDK-së përfshihet në vendimmarrje”, ka thënë Hoti për Express.

Gazeta Express: LDK tashmë po bën përgatitjet për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm. Nëse Lumir Abdixhiku do t’i mbijetojë shkarkimit, përveç rifuqizimit brenda partisë, a nënkupton kjo edhe marrje të legjitimitetit për të bërë koalicion me LVV-në, meqë tashmë dihet që ekziston një synim i tillë nga ana e tij?

Avdullah Hoti: Këto dy procese nuk duhen lidhur me njëri-tjetrin. Thirrja e Kuvendit të LDK-së është praktikisht ‘demokracia në veprim’ brenda partisë. Kuvendi i LDK-së është një mekanizëm demokratik që përdoret kurdoherë që ka nevojë për konsolidim dhe forcim të partisë. Pas rezultateve të dobëta në katër palë zgjedhje, tri zgjedhje qendrore dhe një palë zgjedhje lokale, është krejtësisht e natyrshme që të thirret Kuvendi për të rishikuar drejtimin e partisë.

Gazeta Express: A ka lidhje nisma me nënshkrime dhe kërkesa për Kuvend të jashtëzakonshëm me negociatat që po bëhen me VV-në, meqë eksponentë të VV-së u munduan ta portretizojnë si një përpjekje për të parandaluar koalicionin?

Avdullah Hoti: Jo, nuk kanë asnjë lidhje. Pakënaqësitë në LDK nuk kanë lindur brenda natës. Pakënaqësitë vijnë pas tri palë zgjedhjesh të përgjithshme me rezultat tejet të dobët, ku LDK-ja mbetet në vendin e tretë si në skenën politike. Bazuar në potencialin që ka, LDK-ja nuk e ka vendin aty. Pakënaqësitë vijnë pas humbjes së dy komunave në zgjedhjet lokale, njëra prej të cilave është qeverisur gjatë nga LDK-ja. Pas gjithë këtyre zhvillimeve, është bërë e qartë për shumicën dërmuese të strukturave dhe anëtarësisë se LDK-ja nuk mund të vazhdojë të drejtohet në mënyrën si është drejtuar deri më tani. Kështu që, kërkesa e delegatëve për Kuvend të jashtëzakonshëm ka të bëjë me domosdoshmërinë që LDK-ja të reflektojë. Mosrespektimi i standardit të vendosur në 2021, sipas të cilit rezultatet e dobëta çojnë në ndryshim të lidershipit, i ka shtyrë delegatët e Kuvendit të LDK-së të kërkojnë Kuvend të jashtëzakonshëm.

Gazeta Express: Si e keni parë faktin që Abdixhiku në negociatat me VV-në është shoqëruar nga Vjosa Osmani, e cila s’është as zyrtarisht anëtare e LDK-së dhe nuk e ka marrë ndonjë prej figurave të tjera të partisë, ta zëmë shembull z. Haziri?

Avdullah Hoti: LDK-ja ka njerëz me përvojë dhe kontribut të madh në ndërtimin e institucioneve, të cilët e kanë përfaqësuar LDK-në në proceset më të rëndësishme shtetërore dhe procese të ndërtimit të institucioneve. Në procese të tilla, vetëm njerëzit me legjitimitet brenda partisë mund të përfaqësojnë LDK-në. Vetëm përfshirja e figurave kyçe të partisë dhe respektimi i organeve vendimmarrëse të partisë e siguron legjitimitetin për vendimet që merren në procese të tilla. Në fund të fundit, LDK-ja duhet ta ndërtojë të ardhmen duke u mbështetur te njerëzit e saj.

Gazeta Express: Kur flasim për afrimin e tij me Vjosa Osmanin, pavarësisht gjithë dëmit që iu bë LDK-së kur u largua, si e keni parë qasjen e Abdixhikut ndaj z. Muhaxheri e Imri Ahmetit, kur ua kërkoi dorëheqjen dhe ua barti përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Pra figura që nuk e braktisën LDK-në e madje fitues në komunat e tyre?

Avdullah Hoti: Në politikë duhet të kemi standarde të njëjta për të gjithë. Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti i kanë prirë LDK-së në zgjedhjet lokale në komunat e tyre në katër palë zgjedhje dhe kanë dalë fitues. Të gjithë ne, përfshirë z. Abdixhiku, jemi krenuar me rezultatet e arritura nga ta. Në anën tjetër, LDK-ja i ka humbur tri palë zgjedhje qendrore të njëpasnjëshme. Sigurisht se kjo është përgjegjësi e secilit anëtar të strukturave të LDK-së. Por përgjegjësia që merr lidershipi i partisë për rezultatin zgjedhor është vendosur si standard në vitin 2021. Respektimi i atij standardi e ka sjellë në krye të partisë lidershipin aktual në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së në vitin 2021. Mosrespektimi i atij standardi i ka shtyrë shumë delegatë të Kuvendit të LDK-së të kërkojnë thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Gazeta Express: Meqë vendi ka shkuar disa herë në zgjedhje, a mendoni se si LDK, si një parti shtetndërtuese, keni përgjegjësi për t’i dhënë vendit stabilitet, pra duke bërë marrëveshje politike me Kurtin për krijimin e institucioneve?

Avdullah Hoti: Në procesin e themelimit të institucioneve të reja që duhet të dalin pas zgjedhjeve, LDK-ja do të sillet me përgjegjësi të lartë institucionale dhe kulturë politike, si dhe në përputhje me interesin shtetëror dhe vlerat e veta politike. LDK-ja e ka identitetin e vet të ndërtuar ndër dekada nga figurat më të mëdha të popullit shqiptar, identitet që sot identifikohet me termin ‘filozofi rugoviane e veprimit politik’, që i referohet demokracisë, lirisë së mendimit, integrimit euro-atlantik të Kosovës, ekonomisë së tregut, si dhe kulturës së dialogut dhe qasjes institucionale. Këto nuk janë parime programore abstrakte apo fraza që thuhen në fushata elektorale, siç tentojnë t’i përdorin disa, por përbëjnë arsyet pse ekzistojmë si parti politike.

LDK-ja duhet të bashkëpunojë me të gjithë spektrin politik për t’i dhënë vendit president që e ushtron detyrën sipas Kushtetutës, president të paanshëm politikisht, president që na bind se e vendos interesin shtetëror mbi interesat politike të veta apo të ndonjë force politike. Mosrespektimi i këtyre parimeve në të kaluarën e afërt ka lënë pasoja për vendin. LDK-ja sigurisht se do të jetë pjesë e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe do të kontribuojë në të gjitha proceset e ardhshme ku kërkohet përfshirja e opozitës.

Sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, rezultati zgjedhor i qershorit 2026 tregon se LVV-ja nuk ka nevojë për LDK-në. Siç ka vepruar pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, LVV-ja mund ta themelojë vetë qeverinë. Në këtë aspekt, është e pajustifikueshme vonesa në thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nga znj. Haxhiu.

Gazeta Express: A mendoni se LDK duhet të marr hise edhe në Qeveri në rast të një marrëveshjeje potenciale me Kurtin?

Avdullah Hoti: Nëse të gjitha dallimet programore mes forcave politike zhduken vetëm e vetëm për të ndarë pushtetin, atëherë nuk mbrohet interesi shtetëror. LDK-ja ka histori dhe identitet të qartë politik. Ajo është ndërtuar si një forcë e moderuar, pro-perëndimore, e qendrës së djathtë, që beson në institucione të forta, në ekonominë e lirë dhe partneritetin e ngushtë me aleatët perëndimorë. Qytetarët presin nga ne të jemi besnikë ndaj asaj që kemi përfaqësuar ndër vite. Prioriteti ynë në këtë fazë duhet të jetë forcimi i LDK-së dhe rikthimi i saj si alternativë e parë politike në vend.

Gazeta Express: Sipas jush, cili do të ishte një çelës i sigurisë që LDK të futet pa frikë në bashkëqeverisje me Kurtin, meqë e dimë përvojën nga e kaluara me rastin e shkarkimit të z. Veliu?

Avdullah Hoti: Përvoja ka treguar se në mungesë të besimit dhe korrektësisë në bashkëpunim, qeveritë priren të jenë jetëshkurtra pavarësisht numrave në Kuvend. Dallimet politike mes nesh si LDK dhe LVV-së janë dëshmuar shumë qartë në gjashtë vite të qeverisjes së LVV-së.

Moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, braktisja e dialogut për njohje reciproke, dakordimi për marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, dështimet në avancimin e integrimit evropian të Kosovës, dëmet në procesin e integrimit mbarëshqiptar dhe në veçanti bashkëpunimit me Shqipërinë, anulimi i projektit të gazit, aferat në energjetikë dhe dyshimet lidhur me menaxhimin e këtij sektori, abuzimet masive me buxhetin e shtetit, tenderët me negocim, nepotizmi në emërimet politike, presioni në organet e drejtësisë, mosemërimi i Kryeprokurorit të Shtetit në kundërshtim me Kushtetutën, shkarkimi i Kryesueses së KQZ-së, shkarkimet e shumta joligjore të bordeve dhe organeve të tjera të pavarura, instrumentalizimi i RTK-së dhe i AKI-së, reforma e pretenduar e drejtësisë me qëllime të qarta politike, mosparaqitja e Kryeministrit para organeve të drejtësisë, dështimet në ekonomi dhe në investime kapitale, abuzimi me prodhuesit vendor dhe shumë çështje të tjera, e bëjnë të qartë se kjo klasë politike nuk e meriton të qeverisë vendin.

Dështimi i opozitës në pesë vitet e fundit për të ofruar alternativën e vet qeverisëse karshi këtyre dështimeve me pasoja afatgjata për shtetin e Kosovës po e mban LVV-në në pushtet.

Gazeta Express: A mendon se LDK në rast të një marrëveshjeje potenciale duhet të ketë kryeministrin ose presidentin? A do të ishte e pranueshme për ju një marrëveshje e tillë?

Avdullah Hoti: Ne duhet të ndërtojmë besimin e qytetarëve si kusht për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes si forcë kryesore politike, për të qeverisur me programin dhe njerëzit tanë. Sa i përket rolit dhe pjesëmarrjes së LDK-së në procesin e formimit të institucioneve që duhet të dalin nga zgjedhjet e qershorit 2026, besoj se u përgjigja më lart.

Gazeta Express: Përveç diskutimeve rreth pozitave, cilat duhet të jenë kushtet e LDK-së për Kurtin në një koalicion potencial, e kam fjalën për aspektet e diplomacisë, aleancave, ekonomisë, bizneseve?

Avdullah Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, orientimi euroatlantik i Kosovës, ekonomia e tregut, mbështetja për bizneset dhe respektimi i institucioneve demokratike janë vlera që kanë përcaktuar LDK-në ndër vite. Pikërisht për këto arsye, një bashkëpunim politik nuk mund të jetë vetëm çështje numrash dhe ndarje postesh.

Gazeta Express: Një pyetje të fundit për zhvillimet brenda LDK-së – A ju është kërkuar nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut, a e keni dhënë, dhe a do të votoni “për” shkarkimin e tij në Kuvend të jashtëzakonshëm?

Avdullah Hoti: Debati për të ardhmen e LDK-së nuk duhet të reduktohet në fatin politik të një personi të vetëm. Rezultati zgjedhor ka dhënë mesazh që nuk mund të anashkalohet. Ne duhet ta pyesim veten shumë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë për t’u kthyer si forcë politike kryesore në Republikën e Kosovës. Bindje ime është se për të arritur këtë, LDK-ja duhet të kalojë nëpër një proces statutar, gjithëpërfshirës dhe konkurrent të zgjedhjes së strukturave udhëheqëse, nga niveli i nëndegëve e deri te Kryetari i LDK-së. Ky proces duhet të jetë demokratik, i bazuar në një debat të hapur, ku secili anëtar i LDK-së përfshihet në vendimmarrje.

Jam i bindur se nga ky Kuvend i jashtëzakonshëm do të dalim më të fortë. Të gjithëve na bashkon një qëllim: ta rikthejmë LDK-në si forcë kryesore politike në vend për t’i shërbyer Republikës së Kosovës. Kosova ka nevojë për një LDK të fortë.

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it
16/09/2026 - 23:39

Qytetarët e mbledhur gjatë ditës në sheshin e Prishtinës, të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur te objekti i...

Më shumëDetails

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president
16/09/2026 - 22:59

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka përgëzuar deputetin e LDK-së, Ermal Sadiku, për qëndrimin e tij dhe për propozimin që Hashim Thaçi të votohet President i Republikës së...

Më shumëDetails

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij
16/09/2026 - 22:40

Avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Rodney Dixon, në një intervistë ekskluzive me gazetarin dhe autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, pas aktgjykimit të sotëm në Gjykatën...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi
16/09/2026 - 22:25

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arian Tahiri, ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tahiri tha se vendimi është...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
16/09/2026 - 22:20

Endrit Thaçi, djali i Endrit Thaçit, ka reaguar, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë...

Më shumëDetails

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe
16/09/2026 - 22:02

Një dokument i vitit 2001, raport hetimor, zbulon detaje rreth zhdukjes së Behajdin Allaqit, si dhe deklaratën e bashkëshortes së tij. Kjo e fundit, Nazmije Allaqi, deklaronte se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë