
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për rikthimin e reduktimeve të rrymës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999.
Hoti shton se për ta mbuluar keqmenaxhimin po e hapin temën e shamive në shkolla
Postimi i tij:
Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit.
Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999.
Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore.












