Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me pretendimet se Lule Gjeli është koordinuar nga persona që veprojnë brenda Lëvizjes Vetëvendosje,shkruan Mitropol.
Arifi ka thënë se, nëse këto pretendime konfirmohen, atëherë sipas tij do të dëshmohej se propaganda, manipulimi, shpifjet dhe krijimi i narrativave të rreme gjatë viteve të fundit kanë qenë të organizuara dhe jo spontane.
Ai ka vlerësuar se një situatë e tillë, nëse vërtetohet, do të nënkuptonte ekzistencën e një “lufte hibride” ndaj qytetarëve të Kosovës, me qëllim, siç është shprehur ai, të ndikimit në opinionin publik dhe deformimit të debatit publik.
Sipas Arifit, një zhvillim i tillë do të përbënte një nga format më të rënda të manipulimit politik në Kosovën e pasluftës.












