Avni Arifi, ish kryenegociator i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, vlerëson se Kosovës nuk i shërben acarimi i raporteve me SHBA-të dhe është jetik ruajtja e partneritet me to.Ai i sheh shqetësuese deklaratat e Escobar dhe mungesën e përpjekjeve nga ana e qeverisë apo kryeministrit, për të vendosur komunikim të rregullt me Amerikën.
“Unë nuk besoj që Kosovës i shërbehet duke acaruar raportet me SHBA-të. Besoj se është e interesit jetik të Kosovës që raportet e partneriteti me SHBA-të të mos cenohet. Ajo çfarë kemi dëgjuar nga Escobar dhe çka do të dëgjojmë në ditët dhe javët në vijim si duket, është me të vërtetë shqetësuese sepse progresi që e kemi arritur ne e kemi arritur sepse kemi pasur partneritet të fuqishëm me SHBA-të. Është shqetësuese dhe nuk po shoh asnjë indikacion tek Qeveria apo te kryeministri që kanë përpjekje serioze për të rivendosur një komunikim të rregullt apo normal me SHBA-të”, shprehet Arifi për Gazeta Blic.Sipas tij, është e papranueshme që në vit jubilar për themelimin e NATO-s dhe ndërhyrjen e saj në Kosovë, të kemi raporte të tilla me SHBA-të, duke shtuar se Kosova kurrë s’ka qenë më larg anëtarësimit në NATO.










