Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati Bajraktari: Procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i stërzgjatur dhe me shkelje të shumta

05/11/2025 - 11:30
në Lajme
A A
Avokati Bajraktari: Procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i stërzgjatur dhe me shkelje të shumta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Ardian Bajraktari, i cili prej pesë vjetësh ndjek nga afër zhvillimet në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar duke e cilësuar këtë proces si të stërzgjatur, të padrejtë dhe me shkelje të shumta të të drejtave themelore të njeriut.

“Tash e pesë vjet në betejë për të vërtetën! Proceset e stërzgjatura gjyqësore apriori janë të padrejta, ngase shkelin parimin e gjykimit ‘brenda një afati të arsyeshëm’, të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka theksuar Bajraktari.

Sipas tij, ky proces nuk është vetëm i vonuar, por edhe i karakterizuar nga mungesa e transparencës dhe pranimi i provave nga burime të komprometuara, duke e bërë atë një shembull të qartë të cenimit të drejtësisë ndërkombëtare.

“Kur procesi karakterizohet me mungesë transparence dhe me prova të pranuara nga një regjim gjenocidal, ai bëhet shumë i padrejtë dhe me shkelje të shumta. I tillë është procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së”, ka shtuar ai.

Bajraktari kujtoi se nga nëntori i vitit 2020 deri në prill të vitit 2023, janë mbajtur vetëm seanca statusore, ndërsa gjykimi real ka filluar tek në prill të vitit 2023, çka dëshmon sipas tij mungesën e përgatitjes së prokurorisë dhe qasjen destruktive të saj gjatë gjithë procesit.

“Prokuroria ka hyrë në proces pa qenë e përgatitur, ka dorëzuar dokumente në momentet e fundit dhe ka kontribuar drejtpërdrejt në zvarritjen e procedurave”, tha ai.

Megjithatë, avokati theksoi se teza e prokurorisë për “Ndërmarrjen e përbashkët kriminale” nuk është arritur të argumentohet, ndërsa mbrojtja ka arritur të kundërshtojë me sukses këto pretendime, përmes dëshmitarëve dhe provave bindëse.

Në përfundim, Bajraktari vlerësoi se ish-krerët e UÇK-së — Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi — po e përballojnë me dinjitet këtë proces, duke i kontribuar sërish kauzës për të cilën dikur luftuan: çlirimit dhe dinjitetit të vendit.

“Proces i stërzgjatur dhe sfidues, por të rralla janë personalitetet që kanë fatin të kontribuojnë në etapa të ndryshme për të njëjtën kauzë – çlirimin e vendit përmes një lufte të pastër e çlirimtare. Fundin e këtij procesi e presim të jetë triumfues”, përfundoi Bajraktari.

JU REKOMANDOJMË

Rrëshqitje dheu në Veternik të Prishtinës, në zonën ku po ndërton kompania “Prime Home”

Rrëshqitje dheu në Veternik të Prishtinës, në zonën ku po ndërton kompania “Prime Home”
13/07/2026 - 21:57

Një rrëshqitje dheu ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, në rrugën “Shkupi”, në zonën ku po zhvilloheshin punime nga kompania “Prime Home”. Insajderi ka siguruar pamje nga...

Më shumëDetails

Deda thirrje liderëve: Të mos bëhemi gazi i botës që s’dijmë të formojmë institucione

Deda thirrje liderëve: Të mos bëhemi gazi i botës që s’dijmë të formojmë institucione
13/07/2026 - 21:48

Analisti Ilir Deda duke e komentuar takimin e Kurtit me Hamzën, tha se këtë të fundit e ka parë me një shembull sinqeriteti pasi tregoi se nuk ka...

Më shumëDetails

Gjini: Rritja e pragut të TVSH-së në 100 mijë euro do t’u japë frymë bizneseve familjare

Gjini: Rritja e pragut të TVSH-së në 100 mijë euro do t’u japë frymë bizneseve familjare
13/07/2026 - 21:29

Kryetari i AAK-së ka vizituar sot një biznes familjar në Rahovec, ku ka theksuar se rritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro është...

Më shumëDetails

Kurti thotë se Trusti arriti rekord: 312 milionë euro kthim bruto në gjashtë muaj

Kurti thotë se Trusti arriti rekord: 312 milionë euro kthim bruto në gjashtë muaj
13/07/2026 - 20:59

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se Fondi i Kursimeve Pensinale ka shënuar shënuar rezultatin më të lartë investues brenda një gjysmëviti që nga themelimi i tij....

Më shumëDetails

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
13/07/2026 - 20:49

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka nxitur reagime të shumta pas një deklarate të bërë gjatë një interviste për një...

Më shumëDetails

Krasniqi: Miliona euro shpërndahen për vota, fëmijët pa kujdesin bazë që u takon, s’ka dështim më të madh

Krasniqi: Miliona euro shpërndahen për vota, fëmijët pa kujdesin bazë që u takon, s’ka dështim më të madh
13/07/2026 - 20:22

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, deklaron se “miliona euro shpërndahen lart e poshtë në prag të zgjedhjeve për të blerë vota, ndërsa nuk sigurohen as kushtet minimale për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    281 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë