Gjatë seancës së sotme për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, Ndrec Dodaj, ka dhënë fjalën përfundimtare.
Ai ka deklaruar:
“Graniti e përjashton Kushtrimin nga kjo vepër penale dhe deklaron se Kushtrimi nuk është takuar në ditën kritike. Janë takuar vetëm dy herë bashkë me Naimin. Graniti, gjatë shpjegimit se ka pasur një marrëveshje me Naimin për vrasjen, nuk e përmend Kushtrimin. Me asnjë fjalë apo fjali, asnjë provë apo SMS, nuk të lë përshtypje që mund të ketë dakordim.”












