Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara

06/05/2026 - 12:11
në Lajme
A A
Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, u ka dërguar një letër shteteve financuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, nëpërmjet së cilës ua ka përcjellë edhe raportin “Vlerësimi paraprak i Dhomave të Specializuara të Kosovës” dhe ka paraqitur shqetësimet e tij, të bazuara në gjetjet e këtij raporti.

Kjo letër, e përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike, i është dërguar Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, z. Marco Rubio, si dhe Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së. Letra informuese u është dërguar ministrave të punëve të jashtme të Zvicrës, Norvegjisë, Turqisë dhe Kanadasë.Raporti u është dërguar znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, znj. Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Evropian, znj. Despina Chatzivassiliou-Tsovilis, Sekretare e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Alain Berset, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, dhe z. Michael O’Flaherty, Komisionar për të Drejtat e
Njeriut i Këshillit të Evropës.

Në këtë letër, Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimet lidhur me garancitë për një gjykim të drejtë gjatë procedurave në Dhomat e Specializuara të Kosovës, të identifikuara nga organizata “Bar Human Rights Committee of England and Wales” (BHRC) – Komiteti i Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit.

Avokati i Popullit i ka informuar ata se Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar vazhdimisht përputhshmërinë me të drejtat themelore në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), si dhe kushtet e të paraburgosurve.

Ai thekson në letër se, si pjesë e këtyre përpjekjeve, ka angazhuar organizatën BHRC për të kryer një vlerësim paraprak të pavarur, si
rezultat i shqetësimeve të tij serioze dhe të vazhdueshme lidhur me respektimin e të drejtave themelore në kuadër të procedurave gjyqësore në DhSK.

Raporti në fjalë ka identifikuar shqetësime serioze lidhur me mbrojtjen e garancive themelore procedurale që u ofrohen të akuzuarve, e në veçanti, me të drejtën për një gjykim të drejtë, transparent dhe të paanshëm. Këto parime përbëjnë garanci themelore në kuadër të së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Në këtë letër u nënvizua se e drejta për një gjykim të drejtë është e përcaktuar në nenin 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe në nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të dyja të zbatueshme drejtpërdrejt në rendin juridik të Kosovës nëpërmjet Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Këto dispozita garantojnë, ndër të tjera, të drejtën e çdo individi për një seancë të drejtë dhe publike para një gjykate kompetente, të pavarur dhe të paanshme, të krijuar me ligj; prezumimin e pafajësisë; kohë dhe lehtësi të
mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes; barazinë e armëve ndërmjet prokurorisë dhe mbrojtjes; si dhe transparencën në procedurat gjyqësore.

Këto standarde të njohura ndërkombëtarisht përbëjnë mbrojtje thelbësore për të siguruar legjitimitetin dhe besueshmërinë e procedurave penale të zhvilluara në kuadër të mekanizmave gjyqësorë ndërkombëtarë ose hibridë, thuhet në letër.

Avokati i Popullit thekson rëndësinë e sigurimit që praktikat dhe procedurat e gjykatës të vazhdojnë t’u përmbahen plotësisht standardeve më të larta ndërkombëtare të drejtësisë, transparencës dhe pavarësisë gjyqësore. Ai shtoi se adresimi i shqetësimeve të identifikuara në raport është thelbësor jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave procedurale të të akuzuarve, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetit të procesit gjyqësor.

Avokati i Popullit ka rikujtuar në letër se Republika e Kosovës ka demonstruar vazhdimisht angazhimin e saj ndaj parimeve të drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.

Më tutje, theksohet se Republika e Kosovës ka përmbushur detyrimet e saj
ndërkombëtare duke themeluar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të legjislacionit zbatues nga institucionet e saj demokratike.

Avokati i Popullit nënvizon gatishmërinë e qartë dhe të pakontestueshme të
Kosovës për të kontribuar në mekanizmat ndërkombëtarë të llogaridhënies dhe për të mbështetur standardet më të larta të drejtësisë.

Në këtë letër, Avokati i Popullit po ashtu thekson se përfaqësuesit e lartë politikë të Kosovës janë dorëzuar vullnetarisht në juridiksionin e Gjykatës për t’u përballur me akuzat e ngritura kundër tyre.

Ai shtoi se një sjellje e tillë tregon një angazhim të fortë institucional nga
Republika e Kosovës dhe udhëheqja e saj politike ndaj parimeve të llogaridhënies, bashkëpunimit gjyqësor dhe respektimit të proceseve ligjore ndërkombëtare.

JU REKOMANDOJMË

Arian Tahiri bashkë me strukturat e degës dhe ish-komandantin Rrahman Rama bëjnë homazhe për Artim Jasharin

Arian Tahiri bashkë me strukturat e degës dhe ish-komandantin Rrahman Rama bëjnë homazhe për Artim Jasharin
06/05/2026 - 13:10

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Mitrovicë, Arian Tahiri, së bashku me ish-komandantin e UÇK-së, Rrahman Rama, dhe strukturat e degës, kanë bërë homazhe...

Më shumëDetails

Rama shkarkon edhe Drejtorin e Transformimit

Rama shkarkon edhe Drejtorin e Transformimit
06/05/2026 - 13:02

Gëzim Kastrati ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij në krye të Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Kastrati ka deklaruar...

Më shumëDetails

Irani dhe SHBA-të janë afër një memorandumi për t’i dhënë fund luftës

Irani dhe SHBA-të janë afër një memorandumi për t’i dhënë fund luftës
06/05/2026 - 12:50

Një burim pakistanez i ka konfirmuar agjencisë së lajmeve Reuters se SHBA-ja dhe Irani janë pranë arritjes së një memorandumi prej një faqeje për t’i dhënë fund luftës....

Më shumëDetails

Drejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja

Drejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja
06/05/2026 - 12:47

Një hulumtim i Paparacit ka zbuluar se drejtori i një prej dhjetë bankave komerciale në vend, me prejardhje turke, posedon edhe nënshtetësi të Serbisë, të cilën e ka...

Më shumëDetails

Zhvillimet brenda LDK-së, Isa Mustafa: Nuk po i njoh njerëzit me të cilët kam punuar e vepruar më herët

Zhvillimet brenda LDK-së, Isa Mustafa: Nuk po i njoh njerëzit me të cilët kam punuar e vepruar më herët
06/05/2026 - 12:35

I pyetur për zhvillimet e fundit në LDK, Isa Mustafa tha se nuk po i njeh më njerëzit me të cilët ka punuar dhe vepruar më herët. Ai...

Më shumëDetails

Reagon Vetëvendosje: LDK e Përparim Ramës u bë bashkë me PDK-në e Uran Ismailit, tinëzisht, përseri

Reagon Vetëvendosje: LDK e Përparim Ramës u bë bashkë me PDK-në e Uran Ismailit, tinëzisht, përseri
06/05/2026 - 12:28

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar ndaj bashkëpunimit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një koalicion të interesave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    399 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Si e avancoi Fitore Pacolli në pozitë të arrestuarin e sotëm nga bastisja në Agjencinë Kadastrale?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Koalicioni i ri në Prishtinë, kështu deklarohet Jehona Lushaku për vendimin e Përparim Ramës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë