Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Popullit: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët, s’është harmonizuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve

15/09/2024 - 11:04
në Kryesore, Lajme
A A
Avokati i Popullit: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët, s’është harmonizuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se brenda shtat muajve të këtij vit është vërejtur një rënie e ndjeshme në numrin e ankesave krahasuar me vitin e kaluar, ku kjo rënie ai ka thënë se ndërlidhet si rezultat i ngjarjeve që kanë ndodhur brenda viteve, ku gjatë vitit 2023 pati një fluks të madh ankesash për shkak të ndryshimeve ligjore, si ligji i pagave, që ndikuan në të drejtat e qytetarëve.

Qelaj ka thënë se me Ligjin për rritjen e pagës minimale, nuk është arritur të harmonizohet paga me koston e jetesës, inflacionin dhe rritjen e çmimeve, kështu duke ndikuar që qytetarët të jetojnë më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve.

Qelaj ka thënë se për këtë vit ankesat që vazhdojnë të dominojnë janë për zvarritjet në procedurat gjyqësore.

“Këtë vit është vërejt një rënie e numrit të ankesave krahasuar me vitin paraprak, kjo vjen edhe si rezultat i ngjarjeve që kanë ndodhur brenda viteve. E zëmë se në vitin 2023 ka pasur një fluks të madh të ankesave në fillim të vitit, për shkak të ligjit të pagave dhe disa ndryshimeve të tjera ligjore që kanë afektuar dhe kanë prekur të drejtat e shumë qytetarëve dhe ka pas një numër jashtëzakonisht të madh të ankesave. Dhe këtë vit kemi rënë në nivelin normal të standardit të pranimit të ankesave si dhe para vitit 2023. Vazhdojnë të vijnë ankesa me çështje dhe shqetësime që lidhen me të drejtat e njeriut në sektorë dhe fusha, edhe vitet e tjera kemi pas më shumë ankesa, për nga natyra e ankesave vazhdojnë me dominuar ankesat për zvarritjet në procedura gjyqësore”, ka thënë ai.

Qelaj theksoi se, ndonëse ka një rënie në numrin e përgjithshëm të ankesave, shqetësimet e raportuara vazhdojnë të jenë të ndjeshme, sidomos në lidhje me zvarritjet në procedurat gjyqësore të cilat zgjasin me vite.

Ai tha se këto çështje lidhet edhe me reformën në drejtësi dhe me vetë performancën e gjyqësorit si dhe me performancën e autoriteteve publike, që në situata të caktuara kanë prodhuar numër të madh të rasteve gjyqësore për shkak të çështjeve që nuk janë zgjidhur në procedurë administrative mirë.

“Është një shqetësim shumë vjeçar që e kemi përsëritë vazhdimisht, këtë vit kemi nxjerr një numër të madh të raporteve sepse kemi parë që janë raste gjyqësore që kanë zgjatë shumë vite dhe nuk kanë marrë një epilogë dhe nuk ka një veprim të gjykatave në drejtim të procedimit të atyre çështjeve dhe në këto raste konstatojmë se ka diskriminim dhe kërkojë nga gjykata me i’u dhënë prioritet atyre rasteve dhe me filluar procedurat gjyqësore. Është inkurajuese fakti që gjykata vazhdimisht përgjigjet dhe është bashkëpunuese me institucionet e Avokatit të Popullit në këtë drejtim por që problemi në thelb nuk po zgjidhet edhe pse që shumë vite është si problematikë që e dinë të gjithë, dhe kjo ndërlidhet edhe me reformën në drejtësi dhe me vetë performancën e gjyqësorit si dhe me performancën e autoriteteve publike, që në situata të caktuara e kanë prodhuar numër të madh të rasteve gjyqësore për shkak të çështjeve që ndoshta nuk janë zgjidhur në procedurë administrative mirë, dhe kemi pas një numër shumë të madh të padive në procedurë gjyqësore për shkak të kontratës kolektive, mos zbatim të kontratës kolektive”, ka shtuar ai.

Avokati i Popullit tha se kanë pranuar ankesa nga qytetarët edhe shqetësimet e tyre në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, që lidhen me mungesa të barnave në listën esenciale, ku qytetarët detyrohen të paguajnë për terapitë që duhet të ishin falas.

Probleme me ofrimin e shërbimeve esenciale, sipas Qelajt, janë duke pasur edhe personat me aftësi të kufizuara.

“Një shqetësim tjetër që kemi mundur të kuptojmë nga ankesat që kemi pranuar e që është shqetësim i qytetarëve është ofrimi i shërbimeve shëndetësore, kryesisht mungesa e barnave në listën esenciale, barna që përshkruhen nga mjekët dhe qytetarët nuk arrijnë me i marrë falas edhe pse janë terapi të përshkruara dhe ata detyrohen me i paguar vetë. Shpeshherë këto janë shuma të papërballueshme për familjen dhe vendosin në një situatë shumë të rëndë, kemi informacion nga Ministria e Shëndetësisë që është bërë këtë vit shikimi i listës esenciale të barnave që kompensohen ose sigurohen nga shteti, por që një numër i madh i medikamenteve kanë mbetur jashtë kësaj liste dhe qytetarët detyrohen me i siguruar vetë dhe kjo i paraqet vështirësi shumë të madhe”.

“Përveç kësaj një shqetësim tjetër që mundemi me konstatuar nga ankesat e qytetarëve lidhet me ofrimet e shërbimeve esenciale sidomos për personat me aftësi të kufizuara, fëmijë dhe persona të tjerë kemi pas ankesa për shkak të mungesës së ofrimit të shërbimeve sociale nga ana e shtetit, pamundësimi me i marrë këto shërbime në organizata ose në forma të tjera dhe që në disa raste qytetarët kanë mbetur pa këto shërbime. Qytetarët në momentin që i shtjerrin këto mundësi dhe mjetet e tjera juridike dhe nuk arrijnë me i realizuar drejtat e tyre, ankohen edhe për raste të tjera nuk janë vetëm këto”, ka thënë ai.

Avokati ka theksuar se Ligji për rritjen e pagës minimale ka dëmtuar qytetarët dhe i ka lenë në një situatë të pa trajtuar mirë, sipas tij, si shkak i politikave jo të harmonizuara dhe të pamenduara ka bërë që grupe të caktuara që marrin kompensim nga shteti, pagat që marrin nuk janë të harmonizuar me koston e jetesës, me inflacionin e me rritjen e çmimeve duke bërë që këta qytetarë të jetojnë më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve.

“Tek ofrimi i shërbimeve sociale mendoj që zvarritja e aprovimit të Ligjit për financimin e Pushtetit Lokal ku është përcaktuar edhe granit specifik për çështjen sociale, pastaj mos përfshirja me Ligj i rritjes së kompensimeve që e marrin kategoritë e financuara nga shteti. Përmes Ligjit për rritjen e pagës minimale besoj që i ka dëmtuar qytetarët dhe i ka lenë në një situatë të pa trajtuar dhe besoj që është dashtë me rregulluar çështja e këtyre qytetarëve pastaj me vazhduar me procedura për hartim të dispozitave që lejojnë edhe rritjen e pagës minimale. Aktualisht jemi në një situatë ku grupe të caktuara që financohen nga shteti ose marrin kompensim nga shteti për vite të tëra nuk ka pas një lëvizje që harmonizon ato mjete financiare që i marrin me koston e jetesës me inflacionin me rritjen e çmimeve dhe rritjen e standardit, dhe kjo e bënë që këta qytetarë me jetuar më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve, pikërisht për shkak të politikave jo të harmonizuara dhe të pamenduara që të kemi mundësi me i trajtua këta qytetarë me dinjitetshëm dhe në proporcion me nevojat që ata i kanë”, ka thënë Qelaj. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Ministrja shqiptare, homologut serb për Ibrin: Lumi dhe historia rrjedhin përpara

Ministrja shqiptare, homologut serb për Ibrin: Lumi dhe historia rrjedhin përpara
11/08/2026 - 19:18

Ministrja e shtetit dhe kryenegociatorja e Shqipërisë për negociatat me Bashkimin Evropian (BE), Majlinda Dhuka, i është përgjigjur me një mesazh të drejtpërdrejtë ministrit për Integrim Evropian të...

Më shumëDetails

Cakolli reagon ndaj Deharit: Në kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese

Cakolli reagon ndaj Deharit: Në kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese
11/08/2026 - 19:14

Kryesusi i seancës konstituive Avni Dehari, ka thënë se nuk ka sanksione për afatat e thirrjes së seancave. Ai ka thënë se seanca thirret kur të ka marrëveshje...

Më shumëDetails

Të burgosurit e huaj nga Britania mund të sillen në Kosovë, propozimi i Farage shkakton reagime

Të burgosurit e huaj nga Britania mund të sillen në Kosovë, propozimi i Farage shkakton reagime
11/08/2026 - 19:13

Kosova po përmendet si destinacion i mundshëm për të burgosurit e huaj nga Britania, pas propozimit të liderit të Reform UK, Nigel Farage, që të dënuarit të vuajnë...

Më shumëDetails

Kuvendi mbetet i pakonstituuar edhe pas 30 ditëve, Haliti: Nuk ka shkelje kushtetuese

Kuvendi mbetet i pakonstituuar edhe pas 30 ditëve, Haliti: Nuk ka shkelje kushtetuese
11/08/2026 - 19:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka deklaruar se nuk konsideron se është shkelur Kushtetuta në situatën aktuale politike, ndërsa ka bërë thirrje që partitë opozitare, nëse kanë...

Më shumëDetails

Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
11/08/2026 - 19:04

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur taktikë politike dhe kalkulim elektoral kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë për marrëveshje me...

Më shumëDetails

Ambasada gjermane: Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, kontra-produktive

Ambasada gjermane: Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, kontra-produktive
11/08/2026 - 18:52

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të ashpra nga faktori vendor, por edhe ai ndërkombëtar, pas deklaratës së tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë