Mbrojtja e Granit Plavës, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, në seancën e sotme ku po jepen fjalët përfundimtare, ka deklaruar se nuk ka prova që e lidhin Plavën me krimin e rëndë.
Avokati Skender Gojani, para trupit gjykues tha se Prokuroria s’ka arritur që ta provojë se klienti i tij e ka kryer vrasjen, pasi sipas tij, nuk ekziston asnjë provë direkte, forenzike apo teknike.
Tutje, ai ka shtuar se nuk ka as dëshmitarë që kanë deklaruar se e kanë parë Granit Plavën duke gjuajtur me armë në natën kritike.Prandaj, ai ka propozuar që Plava të shpallet i pafajshëm.












