Avokati Arianit Koci është shprehur i zhgënjyer me atë që ka parë sot në Mitrovicën e Veriut.
Koha
Lin Projekt
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se si në atë pjesë të vendit nuk respektohen ligjet e Republikës së Kosovës.
Florenti Company
Market Florenti
Sipas tij, kësaj pjese era Kosovë nuk vije.
“Flamura serb, tabela ilegale, në një trafike nuk m’i pranuan eurot dhe në restorane po pihet duhani: kjo është gjendja në Mitrovicën e Veriut. Çka pashë, nuk më pelqeu. Era Kosovë nuk po i vjen”, ka shkruar Koci.
Sipas tij, në atë pjesë janë të rrezikuar edhe Policia e Kosovës.
“Isha në vendngjarje, në pjesën veriore të Kosovës. Në mision faktmbledhës. Shkova vetëm që mos me rënë në sy. Edhe pse qetë, situata po duket e elektrizuar. Policët tanë në atë pjesë të Kosovës, janë vazhdimisht të rrezikuar. Plus, po punojnë edhe përtej orarit. Secili prej tyre është një lloj heroi”, ka shkruar Koci.













