Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati për tre sulmuesit e Valon Sylës: Vepra e tyre ndër më të rëndat në Kodin Penal, kaq mund të dënohen

13/04/2023 - 14:48
në Lajme
A A
Avokati për tre sulmuesit e Valon Sylës: Vepra e tyre ndër më të rëndat në Kodin Penal, kaq mund të dënohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla e ka marrë në dorë Prokuroria Speciale. Ky rast do të hetohet nga Drejtoria Kundër Terrorizmit, si dhe vepra është rikualifikuar. Prokuroria do të kërkojë paraburgim ndaj L.D, K.H dhe O.H., në drejtim të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’’. Për rikualifikimin e veprës penale ka folur për Gazetën Express avokati Arbër Jashari, duke vlerësuar se kjo vepër është ndër më të rëndat që ka parapa Kodi Penal.

Ditën e djeshme, Prokuroria Themelore e Prishtinës u kritikua që sulmin ndaj gazetarit Valon Syla e kualifikoi si “lëndim i lehtë trupor”, duke i kërkuar asaj që rasti të kualifikohej si një vepër më e rëndë.

Avokati Arbër Jashari ka folur për dënueshmërinë që parashihet për dy veprat me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Jashari tha se vepra penale “lëndim i lehtë trupor” parashihet të dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet, por në forma më të rënda dënimi mund të shqiptohet deri në 5 vjet burgim.

“Vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” hynë në kapitullin e veprave penale kundër jetës dhe trupit, të Kodit Penal të Republikës së Kosovë. Në parim, për formën themelore, të kësaj vepre, është paraparë dënim me gjobë ose me burgim deri në tri vjet. Ndërsa për forma të rënda ( ta zëmë nëse kryhet me mjet te rrezikshëm, apo e motivuar ne bazë te etnisë, gjuhës, besimit fetar ose mosbesimit fetar etj), personi mund të dënohet me burgim deri në 5 vjet”, tha Jashari për Express.

Avokati Jashari tregoi se çka është lëndim i lehtë qëe e përcakton ligji, e që nënkupton: “dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit tjetër; zvogëlimin e përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; shëmtimin e përkohshëm të personit tjetër ose dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër”.

Vepra penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” hyn në kuadër të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së republikës së Kosovës, qe janë nder veprat me të rënda që ka paraparë Kodi Penal, shpjegon Jashari.

“Në parim për këtë vepër është paraparë dënim me burgim deri në 5 vjet, ndërsa për forma të rënda dhe te kualifikuara, burgim deri ne 8 ose 10 vjet”, u shpreh ai për Express.

Por, për rastin e sulmit ndaj gazetarit Syla, avokati Jashari u shpreh skeptik se ky kualifikim do të qëndrojë edhenë fazat e mëtutjeshme të procedurës penale.

“Nuk i di rrethanat qe kanë shtyrë prokurorinë ta ri kualifikoj këtë vepër. Jam skeptik se ky kualifikim do të qëndroj dhe ne fazat e mëtutjeshme të procedurës penale, duke qenë se në veprimet e të pandehurve, nga ajo qe kemi parë më shumë manifestohen elementet e veprës penale lëndim i lehtë ose lëndim i rëndë trupor(varet nga shkalla e lëndimit)”, përfundoi ai.

Të dyshuarit për sulm fizik ndaj gazetarit Syla u prangosën mbrëmë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë