Para disa javëve, ishte raportuar për rastin e aksidentit të shkaktuar nga ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, ku e lënduar mbeti një këmbësore 9-vjeçare.
Një super-ekspertizë që ishte duke u pritur që më shumë se nëntë muaj, u publikua gjatë ditës se sotme pasi raportoi KIKS Kosova.
Në një lidhje direkte për KIKS-in, avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti tha se në njëfarë mënyre, kjo ekspertizë ka vërtetuar fajësinë e të pandehurës.
Tutje, Shefqeti ka thënë se vetëm tani është bërë edhe thirrja nga Gjykata për vazhdimin e seancave, duke qenë se seancat nuk janë mbajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Avokati tha se “raste të tilla sikurse ky, ku fajtorë lihen fëmijët, nuk dimë të ketë ndodhur më herët”.












