Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AVONET: Komuna e Drenasit vazhdon me shkelje të Ligjit në konkurset për Shëndetësi, precedent i rrezikshëm i kundërligjshmërisë

30/10/2024 - 15:43
në Kryesore, Lajme
A A
AVONET: Komuna e Drenasit vazhdon me shkelje të Ligjit në konkurset për Shëndetësi, precedent i rrezikshëm i kundërligjshmërisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka shprehir zhgënjim të thellë dhe ka kritikuar ashpër Komunën e Drenasit për neglizhencën dhe mungesën e transparencës në trajtimin e kërkesës për anulimin e konkursit RN00015051 për Koordinator të Cilësisë dhe Sigurisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ky është konkursi i dytë në sektorin e shëndetësisë në Drenas që sipas AVONET rezulton me shkelje të qarta ligjore, duke krijuar një precedent shqetësues të kundërligjshmërisë.

“Kërkesa e z. Lorik Krasniqi zëvendës drejtor në AVONET për anulimin e konkursit pasoi një ankesë të qytetarëve, të cilët na kontaktuan për të raportuar parregullsi në kriteret e shpallura për këtë pozitë. Hulumtimi ynë ka identifikuar qartësisht se ky konkurs përmban kritere të kundërligjshme, duke lejuar aplikimin e kandidatëve me kualifikime të papërshtatshme për pozita që kërkojnë ekspertizë profesionale dhe arsimim universitar. Kjo mospërputhje bie në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë, Rregulloren për Burimet Njerëzore dhe Udhëzimin Administrativ për konkursin në sektorin publik, duke minuar meritokracinë dhe drejtësinë në procesin e rekrutimit.” thuhet në reagimin e AVONET.

Komunikata e plotë e AVONET:

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET shpreh zhgënjim të thellë dhe kritikon ashpër Komunën e Drenasit për neglizhencën dhe mungesën e transparencës në trajtimin e kërkesës sonë për anulimin e konkursit RN00015051 për Koordinator të Cilësisë dhe Sigurisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ky është konkursi i dytë në sektorin e shëndetësisë në Drenas që rezulton me shkelje të qarta ligjore, duke krijuar një precedent shqetësues të kundërligjshmërisë.

Kërkesa e z. Lorik Krasniqi zëvendës drejtor në AVONET për anulimin e konkursit pasoi një ankesë të qytetarëve, të cilët na kontaktuan për të raportuar parregullsi në kriteret e shpallura për këtë pozitë. Hulumtimi ynë ka identifikuar qartësisht se ky konkurs përmban kritere të kundërligjshme, duke lejuar aplikimin e kandidatëve me kualifikime të papërshtatshme për pozita që kërkojnë ekspertizë profesionale dhe arsimim universitar. Kjo mospërputhje bie në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë, Rregulloren për Burimet Njerëzore dhe Udhëzimin Administrativ për konkursin në sektorin publik, duke minuar meritokracinë dhe drejtësinë në procesin e rekrutimit.

Megjithëse më 21 tetor i drejtuam një kërkesë zyrtare Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, autoritetet komunale kanë vonuar përgjigjen dhe kanë neglizhuar zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në përgjigjen e tyre të fundit, Komuna përfshiu një aktvendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, i cili refuzon kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë. Ky vendim, sidoqoftë, është çështje procedurale e ndryshme nga shqyrtimi meritor i rastit. Gjykata ka theksuar se nuk është shprehur mbi meritat e rastit kryesor, por vetëm ka vlerësuar se vendosja e masës së sigurisë nuk plotësonte kriteret ligjore në mënyrë kumulative, për faktin se pala paditëse nuk kishte interes të drejtpërdrejt në këtë konkurs.

Kjo përgjigje procedurale nuk i përgjigjet çështjes kryesore të ligjshmërisë dhe meritokracisë së konkursit RN00015051.

Ky është konkursi i dytë që AVONET monitoron për sektorin e shëndetësisë në Komunën e Drenasit dhe që përfshin kundërligjshmëri të qarta, duke vendosur një precedent shqetësues për institucionin publik. Duke injoruar udhëzimet e qarta ligjore, Komuna e Drenasit dëmton besimin publik dhe krijon një imazh të një institucioni që toleron dhe promovon shkeljen e ligjit.

AVONET i bën thirrje publike Komunës së Drenasit që të ndalë menjëherë praktikat e rekrutimeve të paligjshme, të anulojë këtë konkurs të pabazuar në meritokraci dhe të rishpallë pozitat duke përfshirë kritere të qarta dhe të ligjshme, që përfaqësojnë drejtësinë dhe barazinë. Ky precedent i dytë në kundërshtim me ligjin është dëshmi se në Komunën e Drenasit nuk po zbatohet sundimi i ligjit dhe integriteti në proceset e rekrutimit, duke dëmtuar rëndë institucionet publike dhe interesat e qytetarëve.

AVONET mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e meritokracisë dhe do të vazhdojë monitorimin e institucioneve publike për të siguruar llogaridhënie dhe transparencë në proceset e rekrutimit.

JU REKOMANDOJMË

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar
18/10/2026 - 23:16

Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte...

Më shumëDetails

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
18/10/2026 - 23:06

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili...

Më shumëDetails

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë
18/10/2026 - 22:39

Kamerat e “Euronews Albania” kanë kapur në flagrancë hiç më pak se një zëdhënës të Qeverisë së Albin Kurtit në protestat në Tiranë. Aty shihet tek kalon Venhar Isufi,...

Më shumëDetails

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë
18/10/2026 - 22:02

Një incident i pazakontë mes fqinjëve ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një qytetar ka denoncuar se fqinji i tij kishte shtënë me armë të gjatë...

Më shumëDetails

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve
18/10/2026 - 21:33

Nuk ka zgjatur shumë qetësia para Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë. Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë...

Më shumëDetails

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur
18/10/2026 - 20:57

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës. Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    447 Shpërndaje
    Shpërndaje 179 Tweet 112
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë