Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi: Kosova po importon 1 milion euro në ditë energji elektrike – qytetarët do të ballafaqohen me reduktime

07/11/2025 - 20:59
në Kryesore, Lajme
A A
Azemi: Kosova po importon 1 milion euro në ditë energji elektrike – qytetarët do të ballafaqohen me reduktime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në EURO n’T7 ka thënë se ka qenë e pritshme nga LVV dhe Albin Kurti që pak ditë para balotazhit të ndajnë ndihma, sikurse kjo e fundit me nga 100 euro për studentë, për t’u munduar të shfrytëzojnë këtë për të mbledhur vota.

Njëjtë, sipas tij, këto ditë ka ndodhur edhe me lajmin për miratimin e buxhetit, duke e proklamuar atë si një arritje të madhe, derisa ka dallime të mëdha mes importit dhe eksportit, rritje të vazhdueshme të inflacionit dhe mungesë të investimeve kapitale.

Ai ka kritikuar qeverinë në detyrë se nuk ka bërë asgjë për krizën energjetike në vend, duke thënë se po importojmë 1 milion euro në ditë energji elektrike dhe se këtë do ta vuajnë qytetarët në muajt e ftohtë të dimrit me mungesë të energjisë elektrike.

“Studentët kanë nevojë për mjete financiare, nuk po them që nuk duhet të kenë një stimulim financiar, mirëpo më mirë kishte me qenë të ndërtohen kushte më të mira për studime, si universitete më të mira, konvikte e menza më të mira, e jo me subvencione të njëhershme me të cilat nuk zgjidhet ndonjë problem. Përkundrazi, vetëm sa e thellon problemin, sepse mjetet e ndara nuk janë më aty për t’u investuar”, ka thënë Azemi.

Në anën tjetër, anëtari i kryesisë së LDK-së ka folur edhe për investimet e nisura në KEK në fillim të këtij viti, e të cilat ende nuk kanë dhënë rezultate, duke shtuar se kjo do të përkthehet në krizë energjetike.

“Paratë janë dhënë, puna nuk ka filluar, janë akoma në negociata. Ndërkohë, në vazhdimësi blejmë energji elektrike prej tregjeve – jemi afër 300 milionë euro import vetëm në vitin 2025. Paramendojeni në çfarë situate po gjendemi, e ke një kryeministër i cili e ka uzurpuar qeverinë bashkë me kabinetin e tij. Identiteti i kësaj republike është vënë në udhëkryq, dhe ai udhëkryq është: zhvillim dhe mbrojtje e republikës apo stagnim, izolim dhe prishje e marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë. Këtë dilemë popullit duhet me ia sqaru dhe të njëjtën populli duhet ta zgjedhë në rastin e parë kur del në kutitë e votimit”, ka shtuar Azemi.

Kjo gjendje, sipas Azemit, nuk është vetëm për t’u brengosur, por nuk duhet të flejmë natë e ditë pa i dhënë rrugëdalje kësaj republike të cilën e duam dhe për të cilën kemi punuar me vite të tëra.

JU REKOMANDOJMË

Hamza tregon me kë dëshiron koalicion pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Hamza pyetet për përballjen me Kurtin në zgjedhje, e përmend fitoren me mbi 53% në Mitrovicë
28/05/2026 - 22:59

Kandidati i PDK-së për kryeminsitër, Bedri Hamza, ka thënë se PDK-ja do ta marrë një rezultat më 7 qershor sa do të jetë e gatshme të drejtojë Qeverinë....

Më shumëDetails

Emri më i ri i skenës politike, Bardhyl Hasanpapaj tregon pse kandidoi për deputet

Emri më i ri i skenës politike, Bardhyl Hasanpapaj tregon pse kandidoi për deputet
28/05/2026 - 22:46

Bardhyl Hasanpapaj, një jurist i shquar në Kosovë, për herë të parë do të jetë pjesë e garës zgjedhore për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës. Hasanpapaj, pjesë e...

Më shumëDetails

Kurti në Ferizaj premton investime në Brezovicë dhe Bjeshkët e Nemuna, e blerje të armatimit

Kurti në Ferizaj premton investime në Brezovicë dhe Bjeshkët e Nemuna, e blerje të armatimit
28/05/2026 - 22:36

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin hapës të fushatës në qytetin e Ferizaj. Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, në hapjen zyrtare të fushatës ka premtuar investime miliardëshe...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës hap konkurs për 157 pozita

Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
28/05/2026 - 22:25

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka shpallur procesin e gradimit për gradën Toger, me 157 pozita të hapura për zyrtarët...

Më shumëDetails

Bekim Haxhiu: Nisemi nga Ferizaji i zhvillimit me PDK-në, për fitoren e madhe të PDK-së më 7 qershor!

Bekim Haxhiu: Nisemi nga Ferizaji i zhvillimit me PDK-në, për fitoren e madhe të PDK-së më 7 qershor!
28/05/2026 - 22:19

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu në hapjen e fushtës tha se “nisemi nga Ferizaji i zhvillimit me PDK-në, për fitoren e madhe të PDK-së më 7...

Më shumëDetails

Kandidati për kryeministër, Gjini mundohet të “kap” disa vota nga diaspora në hapje të fushatës: Sa na doni ju neve, ju duam edhe ne juve, kurrëfarë dallimi!

Kandidati për kryeministër, Gjini mundohet të “kap” disa vota nga diaspora në hapje të fushatës: Sa na doni ju neve, ju duam edhe ne juve, kurrëfarë dallimi!
28/05/2026 - 21:50

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, gjatë hapjes së fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit në Gjakovë. Në fjalimin e tij, ai i kushtoi vëmendje të veçantë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    676 Shpërndaje
    Shpërndaje 270 Tweet 169
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë