Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi për investimet kapitale nëpër ministri: Murati fitues në mesin e të paaftëve, Rizvanolli vetëm 11%, s’e kalon pragun

07/04/2024 - 16:49
në Lajme
A A
Azemi për investimet kapitale nëpër ministri: Murati fitues në mesin e të paaftëve, Rizvanolli vetëm 11%, s’e kalon pragun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në LDK kanë vazhduar konfrontimin me pushtetit për statistikat e qeverisjes. Visar Azemi, anëtar i kryesisë së kësaj partie shkroi në Facebook për një “sondazh” për “ministrat më të dobët në realizimin e investimeve kapitale gjatë vitit 2023”.

Azemi shkroi se ministri i Financave, Hekuran Murati është “ftues në garën mes ministrave më të paaftë”.

Postim i plotë i Visar Azemit:

Derisa pushteti krekoset me shifrat e përqindjet e sondazheve të porositura, le t’i trajtojmë pak numrat që e shpërfaqin realitetin e kësaj qeverisjeje. Këto shifra nuk janë të porositura, por burojnë nga Thesari i Shtetit, dhe e pasqyrojnë paaftësinë e ministrave për t’i realizuar investimet kapitale në vitin që shkoi.
Shkojmë me “sondazhin” më të ri për ministrat më të dobët në realizimin e investimeve kapitale gjatë vitit 2023.

  • Ministri më i mirë nga ministrat më të dobët është ai i Financave, Hekuran Murati, i cili ka arritur t’i realizojë pak më shumë se gjysmën e investimeve kapitale, veç 52%. Muratit, që i pëlqejnë shumë grafikat që flasin për “sukseset e Qeverisë”, ia falim edhe këtë grafikë që e nxjerr fitues në garën mes ministrave më të paaftë.
  • Vendin e dytë e ndajnë me nga 51% Arben Vitia i Shëndetësisë dhe Albulena Haxhiu e Drejtësisë. Kjo dyshe kanë menduar që shkalla e realizimit të investimeve kapitale duhet të jetë e njëjtë me përqindjen e partisë në zgjedhjet e fundit, pra kanë besuar që duhet t’i realizojnë vetëm projektet e elektoratit të tyre.
  • Në vend të tretë, pa i realizuar as gjysmën e investimeve kapitale, me 44%, është Rozeta Hajdari e Tregtisë, sigurisht e asistuar nga Ridi i Bukë e Zemër. Përqindja e saj do të ishte më e lartë sikur të mos kishte humbur shumë kohë nëpër gjykata, sikur të mos ishte aq e zënë duke arsyetuar aferat në ministri dhe sikur të mos kishte shumë punë në luftën kundër bizneseve.
  • Afër saj me 42%, në vendin e katërt është ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Edhe ai do të ishte më mirë sikur shefi i tij ta linte më shumë të mirrej me Veriun e komunitetin serb, por non stop i ka qëndruar në territor.
  • Kurse, në vend të fundit, në vendin e pestë, duke mos e kaluar pragun, është ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
    Kjo renditje paraqet rast unik në rajon e botë pasi që një pushtet që i thur vetes lavde për rritje ekonomike të lartë, ka ministre të ekonomisë dike që mezi realizon 11% të investimeve kapitale brenda një viti. Me këtë, Kosova bëhet shteti i vetëm në botë që ka rritje ekonomike aq të lartë me realizimin e minimumit të projekteve kapitale 🤦🏻‍♂️

  • JU REKOMANDOJMË

    Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
    31/08/2026 - 22:45

    Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

    Më shumëDetails

    Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

    “Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
    31/08/2026 - 22:34

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

    Më shumëDetails

    Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

    Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
    31/08/2026 - 22:22

    Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

    Më shumëDetails

    Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

    Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
    31/08/2026 - 21:56

    Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

    Më shumëDetails

    Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

    Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
    31/08/2026 - 21:17

    Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

    Më shumëDetails

    Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

    Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
    31/08/2026 - 21:13

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

    Më shumëDetails

    Më të lexuarat në 24 orët e fundit

    • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

      Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

      153 Shpërndaje
      Shpërndaje 61 Tweet 38
    • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

      113 Shpërndaje
      Shpërndaje 45 Tweet 28
    • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

      103 Shpërndaje
      Shpërndaje 41 Tweet 26
    • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

      97 Shpërndaje
      Shpërndaje 39 Tweet 24
    • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

      91 Shpërndaje
      Shpërndaje 36 Tweet 23

    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

    Privacy Policy

    © 2023 Veriu.info

    Nuk u gjet asgjë!
    Të gjitha rezultatet
    • Ballina
    • Lajme
    • HULUMTIME
    • Sport
    • Ekonomi
    • ShowBiz
    • Lifestyle
    • Ndryshe
    • Opinione
    • Tech
    • Kuriozitete
    • Impresum

    © Veriu.info

    Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë