Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 - 10:15
në Lajme
A A
Sindikata e Punëtorëve Privatë: Vendimi i qeverisë për 100 eurot, qesharak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka vlerësuar se siguria në punë është një nga problemet më prioritare me të cilat duhet të merret e gjithë shoqëria, e në veçanti institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e ligjit dhe të drejtave të punëtorëve.

Azemi tha se institucionet nuk janë as për së afërmi aty ku duhet të jenë dhe se, sipas tij, në shumë raste punëtorët “i ruan vetëm Zoti”.

“Mendoj që në njëfarë forme është problemi më prioritar i cili duhet të merret e gjithë shoqëria, e në veçanti institucionet që janë përkatëse për ta mbrojtur të drejtën, ligjin dhe sigurinë në punë të punëtorëve. Po çalojmë dhe nuk jemi as për së afërmi aty ku duhet. Shpeshherë unë kam përcjellë që në këto raste, karshi asaj çka jemi duke vepruar ne, këta punëtorë dinë t’i ruajë vetëm Zoti, përndryshe ne si institucione nuk jemi duke bërë as minimumin e asaj për çka jemi thirrur dhe duhet me bë”, tha Azemi.

Ai fajësoi në radhë të parë pronarët e kompanive, duke thënë se nuk po e vlerësojnë rrezikshmërinë në vendet e punës dhe nuk po ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve.

“Shkaqet kryesore në rend të parë janë, po e themi, pronarët e kompanive nuk janë në nivelin e duhur sepse ata duhet ta vlerësojnë rrezikshmërinë në vendin e punës për punëtorët dhe në momentin kur ata e shohin se ka ndonjë rrezikshmëri, atëherë ata duhet t’i ndërmarrin masat adekuate. Por këta nuk po e vlerësojnë këtë dhe në njëfarë forme nuk po kanë qasje adekuate lidhur me parandalimin e këtyre gjërave, që në veçanti po e themi në rend të parë janë pronarët e kompanive, pastaj institucionet relevante duke u nisur nga Inspektorati i Punës dhe Ministria e Punës”, deklaroi ai, për Ekonomia Online.

Sipas Azemit, rreth 90 për qind e punëdhënësve në sektorin privat nuk po e zbatojnë Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

“Absolutisht as për së afërmi! Unë e kam thënë pak më herët që 90% e pronarëve të sektorit privat të Kosovës nuk janë duke e respektuar ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë në atë aspektin se vetë pronari i kompanisë nuk po e kërkon këtë. Dhe vetë fakti kur pronari i kompanisë nuk e përcjell sigurinë dhe shëndetin në punë të punëtorit, atëherë i bie që faktori kryesor për këtë ngjarje çka po ndodhë është pronari i kompanisë”, tha Azemi.

Ai kërkoi rritjen e numrit të inspektorëve të punës, specializimin e tyre për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe bashkëpunim mes institucioneve dhe sindikatave për edukimin e punëdhënësve dhe punëtorëve.

“Mendoj që në rend të parë Inspektorati i Punës duhet ta rrisë numrin e inspektorëve në një numër shumë më të madh. Në rend të parë. Në rend të dytë, këta inspektorë duhet të jenë në njëfarë forme të certifikuar, ose duhet të jenë të specializuar për ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, sepse një inspektor i cili është inspektor i përgjithshëm nuk mund të dijë dhe nuk i din rreziqet e vendit të punës për këta punëtorë. Dhe unë kam paralajmëruar që duhet të jenë mekanizmat, sindikat, Ministria e Punës dhe Inspektorati që ta kemi një grup të përbashkët që dalim të lobojmë dhe në njëfarë forme t’i edukojmë ose edhe t’i trajnojmë shumë pronarë të kompanive së bashku me punëtorë dhe t’ju tregojmë që rrezikshmëria në punë është e barabartë me vdekjen e punëtorëve”, shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

Dy persona arrestohen në Pejë dhe Istog, policia konfiskon armë dhe municion
22/07/2026 - 11:02

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sh.Hajdari...

Më shumëDetails

Të shtëna me kallashnikov në aheng familjar në Prizren – dy persona në pranga, Policia sekuestron armët

“BMW”-ja më ndoqi nga fshati deri në Komoran, më gjuajti të më vr@s – 19-vjeçari denoncon tentim vr@sje, alarmon policinë
22/07/2026 - 10:54

Një aheng familjar në fshatin Gjonaj të Prizrenit ka përfunduar me arrestimin e dy personave, pasi Policia ndërhyri pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Sinjali mëson...

Më shumëDetails

Gjendet i pajetë një polic i Kosovës në varrezat e Morinës

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
22/07/2026 - 10:43

Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të marte në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Sipas informacionit paraprak të Policisë...

Më shumëDetails

Ky është zyrtari i Ministrisë së Mjedisit që u arrestua për lejimin e importit të substancave të ndaluara në Kosovë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
22/07/2026 - 10:36

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit ka përfunduar në pranga në një aksion të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimet se ka...

Më shumëDetails

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave
22/07/2026 - 10:26

Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka folur rreth stuhisë së fuqishme që goditi Kosovën gjatë ditës së djeshme, e cila shkaktoi goxha dëme anekënd vendin, e për pasojë...

Më shumëDetails

Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24 vjeçarja

Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran
22/07/2026 - 09:52

Policia e Kosovës njoftoi në raportin 24-orësh të mërkurën për ngjarjen tragjike, ku 24-vjeçarja Rea Raka vdiq në një aksident trafiku në Komoran. Raporti konstaton për një të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mes vilave ilegale që po rrënohen në Ujman edhe ajo e vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë