Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babai i Arbnor Mujës: Kosova nuk e ka ftuar djalin tim, e ka kontaktuar trajneri i Shqipërisë, Sylvinho

06/06/2023 - 20:25
në Lajme, Sport
A A
Babai i Arbnor Mujës: Kosova nuk e ka ftuar djalin tim, e ka kontaktuar trajneri i Shqipërisë, Sylvinho
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Selektori Alain Giresse dje e publikoi listën e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e qershorit që “Dardanët” do t’i zhvillojnë ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në këtë listë çuditërisht mungoi emri i Arbnor Mujës, një lojtar që po rritet me hov të shpejt – i cili për më tepër të dielën e fitoi titullin e kampionit të Belgjikës me Antwerpin, me të cilin ekip po ashtu e ka fituar edhe Kupën e Belgjikës.

Pas kësaj, gazeta nga Tirana “Sport Ekspress” raportoi se Muja do t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë.

Në anën tjetër, ky lajm nuk është konfirmuar ende as nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), as nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Gazeta Express sot ka kontaktuar me zyrtarët e lartë të Kombëtares Kosovës për t’i pyetur nëse Kosova e ka humbur Mujën, ose për të marrë informata nëse ai është ftuar për grumbullimin e “Dardanëve” – por, ata kanë refuzuar të prononcohen.

Sidoqoftë, Gazeta Express ka arritur ta zhvillojë një bisedë me babain e Arbnor Mujës, Naserin. Ky i fundit i ka thënë Expressit se djali i tij – tashmë kampion në Belgjikë – nuk është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji. Madje, ai ka kujtuar se edhe në tubimin e kaluar, në mars të këtij viti, Arbnori, siç thotë ai, ndoshta është nënvlerësuar më tepër seç duhet.

“Në grumbullimin e kaluar të Kombëtares së Kosovës Arbnori nuk ka qenë as rezervist, pra ka qenë krejt në tribuna. Ndërsa, sa i përket grumbullimit të këtij qershori Arbnori nuk ka marr ftesë. Pra, tash Arbnori nuk është ftuar. Natyrisht, djali im mund të ndihet i nënvlerësuar sepse tashmë është edhe kampion në Belgjikë”, ka deklaruar për Express, Naser Muja.

Pavarësisht të gjithave, Naser Muja thotë se ende nuk është zyrtare vendimi i djalit të tij për të luajtur për Shqipërinë, por zbuloi eksklzuvisht për Gazetën Express se selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka kontaktuar me Arbnorin dhe kanë biseduar rreth angazhimit të tij te “Kuqezinjtë”.

“Sidoqoftë, Arbnori ende nuk ka vendosur asgjë. Thash se Kosova nuk e ka ftuar, por e ka kontaktuar selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, dhe ai ka biseduar me djalin tim. Tash për tash djali im nuk është futbollist i Shqipërisë e as nuk është në listën e Shqipërisë të qershorit. Zyrtare nuk ka asgjë, s’ka as nënshkrim. Por, të shohim se çka do të ndodh. Edhe nëse i bashkohet Shqipërisë ne do të jemi të lumtur sepse kjo do të thoshte se s’po i bashkohet një shteti tjetër por shtetit shqiptar”, tha babai i futbollistit Arbnor Muja.

Arbnor Muja pasi u kurorëzua me dy trofe në Belgjikë, sot ka udhëtuar drejt Mitrovicës për të kaluar pushimet.

24-vjeçari, i cili në Kosovë ka bërë karrierë te Trepça, Trepça ’89 dhe Drita, si dhe në Shqipëri te Skënderbeu, është pjesë e Antwerpit që prej verës së kaluar.

Ai me “Të Kuqtë” ka regjistruar 33 paraqitje në total, ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Përfundon numërimi i votave, kaq vota siguruar liderët e partive politike

Mbi 22% e votave të numëruara, ky është numri i votave të liderëve partiak
17/06/2026 - 19:43

Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve...

Më shumëDetails

Amnistia e madhe në BKS | Afro 300 mijë euro nëpër llogari private, komisioni thotë “rrezik i lartë”, por “s’ka shkelje”

Amnistia e madhe në BKS | Afro 300 mijë euro nëpër llogari private, komisioni thotë “rrezik i lartë”, por “s’ka shkelje”
17/06/2026 - 19:35

Është zbardhur draft-raporti zyrtar të BKS-së për qarkullimin e mbi 282 mijë eurove në llogari private të stafit. Auditori i brendshëm gjeti dhjetëra transaksione që nuk posedonin asnjë...

Më shumëDetails

Kapet në flagrancë duke prerë dru në pyll shtetëror, Policia ia sekuestron traktorin dhe motor-sharrat

Kapet në flagrancë duke prerë dru në pyll shtetëror, Policia ia sekuestron traktorin dhe motor-sharrat
17/06/2026 - 19:21

Aksioni i përbashkët i Policisë dhe Agjencisë Pyjore të Kosovës ka rezultuar me kapjen në flagrancë të një personi që dyshohet se po priste ilegalisht dru në një...

Më shumëDetails

Elezi: KQZ përmbyll numërimin e të gjitha fletëvotimeve, vendos të rinumërohen 185 vendvotime

Deri me këtë datë kanë kohë subjektet politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në KQZ
17/06/2026 - 19:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që brenda 10 ditësh të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...

Më shumëDetails

Messi shënon tregolëshin e parë në Kupën e Botës, barazon rekordin e Kloses

Messi shënon tregolëshin e parë në Kupën e Botës, barazon rekordin e Kloses
17/06/2026 - 18:46

Argjentina shkatërroi Algjerinë. Ndeshja midis Argjentinës dhe Algjerisë në Kupën e Botës aktuale ka hyrë tashmë në histori falë gjeniut legjendar 38-vjeçar argjentinas, Lionel Messi. Leo shënoi një...

Më shumëDetails

“CR7” përgatitet të udhëheqë Portugalinë në Botëror, këto janë formacionet

“CR7” përgatitet të udhëheqë Portugalinë në Botëror, këto janë formacionet
17/06/2026 - 18:44

Kombëtarja e Portugalisë nis rrugëtimin e saj sot në Botëror. Ata do të përballen me Kongon, me ndeshjen që do të zhvillohet në “NRG Stadium” të Houstonit. Për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    690 Shpërndaje
    Shpërndaje 276 Tweet 173
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • 6 ministri dhe presidenti? Konstatimi i Canajt për PDK-në

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • I plagosur në Prishtinë, kush është Shkëlqim Kastrati me dosje për tentim-vrasje në Gjermani?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë