
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka uruar fitore KB Trepçës në ndeshjen e sotme finale me KB Peja, shkruan Veriu.info.
“Mitrovicasit gjithmonë e kanë dëshmuar se sportin e kanë në zemër, e duan dhe luftojnë fort për fitore”, ka shkruar Bahtiri.
Postimi i plotë:
KB “Trepça”, krenaria e Mitrovicës 💚🖤
Sonte është finalja e madhe; sonte përfundon kapitulli i cili do ta nxjerrë fitues klubin e zemrave tona, klubin i cili na bën krenarë, e na e shton dashurinë për ngjyrat gjelbër e zi!
Mitrovicasit gjithmonë e kanë dëshmuar se sportin e kanë në zemër, e duan dhe luftojnë fort për fitore.
Sonte, ka shumë pasion e emocion, sakrificë e përkrahje, por mbi të gjitha sonte Mitrovica do të fitojë dhe do të festojë.
Suksese djema! Na bëni krenarë ashtu siç na keni bërë gjithmonë! 💪🏻
#Trepçanabashkon
AB












