Ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas zhvillimeve në vendin tonë ka dalë me një propozim konkret për Qeverinë e Kosovës.
Bahtiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në leximin e dytë të buxhetit, të hiqen nga rendi buxhetor investimet kapitale dhe ky buxhet të dedikohet për blerjen e armatimit për të forcuar mekanizmat e sigurisë në vendin tonë, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
“Kërkoj nga të gjitha partite politike të bëhen bashkë, rrjedhimisht të gjitha organet e sigurisë të jenë NJË 🇽🇰 dhe të fillojnë menjëherë stervitje të përbashkëta duke u koordinuar me KFOR-in dhe Eulex-in në mënyrë që të jenë të përgatitur mirë për mbajtjen stabile të sigurisë në të gjithë teritorin, duke respektuar ligjin dhe sovranitetin e Republikës së Kosoves dhe rrjedhimisht mbrojtjen e vendit në rast të përshkallëzimit të situates.” – shkruan Bahtiri.
Postimi i plotë:
Duke e përcjellur me interes të posaçëm rrjedhen e zhvillimeve në vendin tonë, kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në leximin e dytë të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2024 të hiqen nga rendi buxhetor investimet kapitale dhe ky buxhet të dedikohet për blerjen e armatimit për të forcuar mekanizmat e sigurisë së shtetit tonë.
Kërkoj nga të gjitha partite politike të bëhen bashkë, rrjedhimisht të gjitha organet e sigurisë të jenë NJË 🇽🇰 dhe të fillojnë menjëherë stervitje të përbashkëta duke u koordinuar me KFOR-in dhe Eulex-in në mënyrë që të jenë të përgatitur mirë për mbajtjen stabile të sigurisë në të gjithë teritorin, duke respektuar ligjin dhe sovranitetin e Republikës së Kosoves dhe rrjedhimisht mbrojtjen e vendit në rast të përshkallëzimit të situates.
Kurse opinionistet mos të merren më me çështjen e asociacionit sepse ajo nuk do të ndodhë asnjëherë por të japin opinione reale dhe të iu bëjnë thirrje qytetarëve për bashkim.
AB












