Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar të mërkurën mbrëma se nuk ka forcë politike që mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti.
Ai thotë se kjo nuk ndodh jo vetëm për shkak të numrave në Kuvend, por edhe për atë që sipas tij, Kurti gëzon popullaritet.
Ligjvënësi i pushtetit shtoi se nuk ka nevojë që të mbahen zgjedhjet gjatë këtij viti për shkak të situatës në komunat veriore, pasi thotë se ky problem është tash e 23 vjet.
”Së pari, asnjëra nga këto që u përmendën nuk mund ta thonë vendin në zgjedhjet. Konjufca e ka thënë për shkak të bllokadës së Kuvendit”, tha ai në T7.
“Nuk besoj që ka nevojë të shkohet në zgjedhje për shkak se kemi probleme të Veriut për 23 vjet. Nuk ka forcë politike që mund ta rrëzojë Qeverinë”.











