Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajqinovci: S’ka datë por do të hapet, KFOR-i të largohet nga Ura e Ibrit

20/08/2024 - 19:46
në Lajme
A A
Bajqinovci ironizon me LDK-në: “Rruga e Re” pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, deklaroi se ende nuk ka një datë të caktuar për hapjen e urës së Ibrit për automjete, por procesi është drejt përfundimit.

“A ka një datë se kur do të hapet për qarkullimin e automjeteve?”

Ishte kjo pyetja që iu bë që në fillim të bisedës deputetit të partisë në pushtet, Mefail Bajqinovcit, në “FIVE” .“Jo”, u përgjigj shkurt Bajqinovci, teksa ka sqaruar se ende nuk është përcaktuar një datë konkrete për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Sipas Bajqinovcit, fillimisht duhet të përfundojnë disa faza teknike, përfshirë verifikimin e kushteve teknike të urës, të cilat, sipas tij, tashmë janë përmbushur për qarkullimin e kamionëve dhe automjeteve të rënda.Pas përfundimit të këtyre fazave, deputetit i VV-së ka shtuar se do të kryhen disa formalitete shtesë për të siguruar hapjen e urës.

“Janë me faza ka përmendur edhe kryeministri; së pari është çështja teknike dhe pastaj ajo që ka dalë në rende të parë, a i plotëson kushtet teknike për të kaluar që e kanë bërë matjen. Deklaratat e para janë që ajo i plotëson kushtet për të kaluar me kamionë dhe gjëra të rënda, dhe pastaj janë edhe disa formalitete të tjera dhe po besoj që pasi të kryhen faza e parë dhe e dytë, me sa e di janë kryer dhe disa formalitet të tjera, besoj që ura do të hapet”, ka thënë Bajqinovci.Pavarësisht vonesave për hapjen e urës së Ibrit, Bajqinovci është i bindur se tani ka ardhur koha për hapjen e urës.

“Ura është dashur të hapet menjëherë pas vitit 2000, ose pas pavarësisë, pasi institucionet kur kanë filluar të forcohen. Prej asaj është dashur prej viti 20215 kur ka pasur marrëveshje, që prej 216-2017 të fillojë me hapa të parë për hapjen e urës kështu shkruan në marrëveshjen e Brukselit… E larguan zallin dhe i futën betonat.Për tri herë nuk është hapur dhe besoj që ka ardhë koha që ura të hapet. Pas këtyre kontrolloreve teknike dhe formaliteteve, besoj që do ta kemi edhe një dakordim më ndërkombëtarët. Sido që të jetë ura do të hapet”, ka shtuar ai.

Bajqinovci ka theksuar se ura e Ibrit duhet të hapet dhe nuk duhet të mbetet e mbrojtur nga ushtarët, teksa ka shtuar se sugjeroi që prania e KFOR-it në atë vend nuk është më e nevojshme.“Po e them këtë, ura duhet të hapet dhe nuk bën të mbetet me ushtarë. Nuk bën të bëhet mur ajo pjesë për 25 vjet. Ka ardhur koha vetë ky Bruksel ka dalë me raport që kjo urë duhet të hapet, po ky Bruksel sot del thotë duhet ta gjejmë një modalitet. Ura duhet të hapet, se s’ka më, të gjithë po kërkojnë, shqiptarët, serbët, boshnjaket, turqit, romët… të gjithë në veri dhe në jug… andaj kjo është vetëm një lloj simbolik, mendoj që duhet të largohet ushtria.

Simbolik e ndarjes, se ku ka ushtri ka ndarje. Andaj nuk besoj që nuk ka nevojë të rrijë KFOR-ia aty. Nuk ka nevojë në urë, sepse dihet që në veriun e vendit, ka siguri, ka qetësi, nuk ka më kriminel e terratite që e rrezikojnë sigurinë kombëtare qysh e kanë siguruar”, ka thënë Bajqinovci.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë