Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas gjetjes së dy vajzave nga Peja, dhe ka bërë thirrje që institucionet të jenë afër tyre.
Bajrami përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dy vajzat dhe familjet e tyre kanë nevojë për përkrahje dhe solidarizimin tonë.
“Gjetja e dy vajzave, që u raportua se ishin zhdukur para një jave në Pejë, është lajm i mirë për gjithë vendin. Institucionet përkatëse duhet të jenë afër dy vajzave që t’i rikthehen jetës së tyre normale”, ka shkruar ajo.










