Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami komenton raportin e Bankës Botërore: Qeveria del e gënjen se papunësia është 4%

17/10/2024 - 18:18
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Bajrami pas raportit të DASh-it: Kurti po mendon se po iu drejtohet deleve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë të punësuar.

Kështu deklaron Banka Botërore, në publikimin e raportit të ri analitik mbi ecurinë e ekonomisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Derisa Qeveria e Kosovës pati deklaruar se papunësia në vend është veç 4 për qind.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ekzekutivi ka gënjyer lidhur me këtë fakt.

“Një Qeveri që i ka krejt nivelet e pushtetit e me rreth 12 miliardë euro buxhet të planikfikuar, e në fund të mandatit i ka vetëm 2 kilometra rrugë të asfaltuar invesimet kapitale, natyrisht se na tregon për shushunjat, e vajton që katër vite pse qytetarët nuk i kishin dhënë mundësi të qeveriste edhe më herët, mandej del e gënjen se qysh papunësia në Kosovë na qenka 4%. Po, po kështu kanë thënë se ”papunësia në Kosova në mandatin e tyre është 4%”, tha ajo.

Bajrami theksoi se përballë ‘propagandës’ së kryeministrit dhe ministrave ‘të dështuar’ realiteti është i zëshëm.

“Por përballë propagandës së kryeministrit dhe ministrave të tij të dështuar realiteti është i zëshëm, sepse këtë realitet e jetojmë ne, këtë realitet nuk po e jetojnë vetëm ata që i ngritën pagën vetës me rreth 45% në fillim të mandatit.”

“Banka Botërore po thotë se në Kosovë është shkalla me e ulët e punësimit në rajon, vetëm 37% e qytetarëve në moshë punë janë të punësuar, këtë e thotë edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, këtë jemi duke e thënë edhe ne që një kohë të gjatë “se vendi është katandisë si mos me keq”.

Ish-ministrja e Financave shtoi se Banka Botërore ka parashikuar se viti 2024 do të mbyllet me 3.8 për qind rritje ekonomike dhe se me këtë rritje nuk mund të krijohen vende pune as për ata që hyjnë për herë të parë në treg të punës.

Deputetja e LDK-së ndër të tjera tha se shqetësim mbet që mbi 30 për qind e të rinjve të moshave 15 deri në 24 vjeç sot nuk janë në punë, as në shkollë as duke u trajnuar.

“Banka Botërore paska parashikuar se viti 2024 do të mbyllet me 3.8% rritje ekonomike, me kaq rritje nuk mund të krijohen vende pune as për gjeneratën që hyn për herë të parë në treg të punës (mosha 18 vjeçare) e lere më të krijohen vende pune që të zbutet papunësia. Kur jemi të punësimi shqetësimi ynë mbetet që mbi 30% e të rinjëve të grup moshës 15-24 vjet sot nuk janë në punë, nuk janë në shkollë as nuk janë duke u trajnuar. Ku janë këta të rinjë?”, ka shkruar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Dënimet e rënda ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Glauk Konjufcës

Dënimet e rënda ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Glauk Konjufcës
16/09/2026 - 11:53

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë. Konjufca ka shprehur zhgënjimin e...

Më shumëDetails

“MARRE”, Edi Rama i shokuar me dënimet në Hagë

“Për çfarë na duhen resortet luksoze?”, Rama: Të rinjtë mund të pyesin ChatGPT çfarë sjellin në ekonomi
16/09/2026 - 11:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Rama ka shpërndarë...

Më shumëDetails

13 vjet burg për Rexhep Selimin

13 vjet burg për Rexhep Selimin
16/09/2026 - 11:44

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Aktgjykimi u shpall gjatë seancës ku po bëhet publik vendimi...

Më shumëDetails

EKSKLUZIVE: 18 vjet burg për “Lulin” e UÇK-së

EKSKLUZIVE: 18 vjet burg për “Lulin” e UÇK-së
16/09/2026 - 11:39

Klan Kosova në krye me gazetarin Adriatik Kelmendi, ka mësuar ekskluzivisht se Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të UÇK-së, Kadri Veselit, duke e dënuar...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg
16/09/2026 - 11:36

Haga ka shpallur fajtor ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin. Gjykata ka dënuar Jakup Krasniqin më 25 vjet burgim. Ish-kryeparlamentari Krasniqi u përballë me paraburgim në...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
16/09/2026 - 11:32

Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata Speciale. Shpallësi i Pavarësisë së Kosovës është gjykuar me burg nga Gjykata Speciale. Udhëheqësi politik i UÇK-së ishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë