Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit, duke thënë se kryeministri Albin Kurti po mendon se po iu drejtohet analfabetëve funksionalë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka përmendur se në raport thuhet se në Qeverinë e Kosovës ka korrupsion serioz.
“Albin Kurti me 14 prill në mbledhjen e Këshillit të LVV-së fliste sikur ata që e dëgjonin ishin dele. Ai ndër të tjera tha “qytetarët po e ndjejnë se që tri vite nuk po i vjedhë Qeveria” në anën tjetër në tri vitet e fundit ministriat dhe të zgjedhurit e tij kanë nënshkruar plotë 889 kontrata sekrete në vlerë rreth 240 milionë euro. Ky është korrupcioni më i madh qeveritar që ka ndodhë deri me tani. Dhe derisa disa nga ministrat dhe të zgjedhurit e tij shkruajnë kontrata sekrete në katër sy e merren veshë me miq e dashamirë, të tjerë janë zënë në flagrancë duke shly borxhe të kompanive private ndaj shtetit hiq me pas se dhjetra miliona euro.
E të gjitha këto thuhën zëshem edhe në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit i cili ndër ngecjet e shumta flet për korrupcion serioz qeveritar, pra sipas DASH-it në Qeverinë e Kurtit ka “serious government corruption”.” – ka thënë ajo.