Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami reagon për shpalljen e konkursit për tri pozita në Ministrinë e Drejtësisë

07/05/2026 - 12:23
në Lajme
A A
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Bajrami reagon për shpalljen e konkursit për tri pozita në Ministrinë e Drejtësisë
Viber Icon
INDEKSONLINEE Enjte, 07 Maj 2026 12:17
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar lidhur me shpalljen e konkursit për tri pozita në Ministrinë e Drejtësisë.

Bajrami përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se shpallja e rreth 20 pozitave të larta udhëheqëse në prag të shpërndarjes së Kuvendit, nuk paska qenë fundi.

Sipas saj edhe drejtësia shpallë konkurse në kundërshtim me ligjin.

“Qeveria në dorëheqje nuk është qeveri me mandat të plotë. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet sepse me vetëdëshirë e ka dërgu vendin në zgjedhje dhe tani duhet të sillet konform kufizimeve ligjore”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Nuk paska qenë fundi

Pas shpalljes së rreth 20 pozitave të larta udhëheqëse në prag të shpërndarjes së Kuvendit, qenkan shpallë edhe 3 pozita të tjera nga Ministria e Drejtësisë:

1. Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas,

2. Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar,

3. Drejtor i Përgjithshëm në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë,

Pra, edhe drejtësia, shpallë konkurse në kundërshtim me Ligjin,

Institucionet që lidhen me ndihmën juridike, me pasurinë e sekuestruar dhe me inspektimin brenda Ministrisë së Drejtësisë, u bënë pjesë e valës se konkurseve joligjore, dmth. zgjedhin udhëheqës në mënyrë joligjore detyrë e të cilëve është zbatimi i ligjit.

Ligji për Qeverinë është i qartë.

Neni 31 – Kufizimet e Qeverisë në dorëheqje përcakton se Qeveria në dorëheqje:

“Nuk inicion procedura të reja për emërimin në pozitat publike, për emërimin e të cilave është kompetente në bazë të ligjeve përkatëse.”

Qeveria në dorëheqje nuk është qeveri me mandat të plotë. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet sepse me vetëdëshirë e ka dërgu vendin në zgjedhje dhe tani duhet të sillet konform kufizimeve ligjore.

Ajo duhet të kryejë vetëm punët e domosdoshme, jo të hapë konkurse për pozita kyçe në administratë, agjenci, drejtësi e institucione publike. Institucionet nuk janë pronë partie, drejtësia nuk është strehë për militantë dhe shteti nuk është zyrë punësimi për pushtetin në ikje.

Qeveria e re duhet t’i ndalë menjëherë këto procese, t’i shqyrtojë të gjitha konkurset e shpallura në këtë periudhë dhe të sigurojë që pozitat publike të plotësohen vetëm me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet.

JU REKOMANDOJMË

Versioni i Spitalit të Ferizajt: Pacientja e mbylli derën në tualet dhe e hodhi foshnjën e saj në kosh, u përpoqëm ta shpëtonim

Versioni i Spitalit të Ferizajt: Pacientja e mbylli derën në tualet dhe e hodhi foshnjën e saj në kosh, u përpoqëm ta shpëtonim
07/05/2026 - 12:17

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka dalë me njoftim për rastin e rëndë që ndodhi në emergjencën e këtij institucioni ku një foshnje vdiq në toalet. Spitali tha...

Më shumëDetails

Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas

Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
07/05/2026 - 12:09

Petrit Hajdari ka njoftuar se është larguar nga drejtimi i Degës së PDK-së në Drenas, pas kërkesës së kryetarit të partisë, Bedri Hamza. Përmes një reagimi publik, Hajdari...

Më shumëDetails

Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm
07/05/2026 - 11:41

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve...

Më shumëDetails

AKB: Duke ndëshkuar Shqipërinë nuk mbrohet tregu vendor

AKB: Duke ndëshkuar Shqipërinë nuk mbrohet tregu vendor
07/05/2026 - 11:35

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me masat dhe qasjen e fundit të Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-së ndaj produkteve të importuara, veçanërisht...

Më shumëDetails

Ish deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci, i bashkohet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Ish deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci, i bashkohet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit
07/05/2026 - 11:25

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Guxo, Jeta Statovci, i është bashkuar rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi...

Më shumëDetails

Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani

Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani
07/05/2026 - 11:03

Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania është një çështje e vogël. Një çështje shumë më e madhe është se Trump, ka anuluar vendosjen e planifikuar të raketave Tomahawk....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë