Ballkani i ka nxjerrë në shitje sot biletat për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga Suhareka do të luajë në rrethin e tretë kualifikues të kësaj gare dhe përballë do ta ketë ekipin Lincoln Red Imps, shkruan “Gazeta Express”.
Therandasit përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook kanë njoftuar se biletat do të dalin në shitje sot te zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Suharekë nga ora 13:00 deri në orën 22:00.
Në këtë interval kohor, biletat do të shiten edhe nesër, kurse në ditën e ndeshjes deri në orën 17:00.