Në Turqi janë duke u numëruar votat për zgjedhjen e presidentit, ku deri tani ka përfunduar mbi 89 për qind e numërimit.
Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan është duke prirë me përqindje, por ai ka rënë nën 50 për qind, shkruan Reporteri.net.
Rivali i tij, Kemal Kiçidarogjlu, po vazhdon të shënojë rritje, ku deri tani ka shkuar në 44.3 për qind
Kjo ngritje e Kiçidarogjlu e ulje e Erdoganit jep sinjal për balotazh.
Nëse asnjëri kandidat në fund të numërimit të fletëvotimeve nuk arrin mbi 50 për qind të votave, atëherë vendi shkon në balotazh.
Sinan Ogan, kandidati i tretë i garës presidenciale në Turqi, i mbështetur nga krahu i djathtë “Ata Alliancem” parashikoi që zgjedhjet të shkojnë në një raund të dytë.
Në këtë kohë, tha Ogan, nuk do të ketë asnjë njoftim se kë do të mbështesë aleanca në balotazh.
Ai tha se kjo do të ndodhë pas diskutimeve të brendshme, ka raportuar Al Jazeera.
Ogan duket se po mbledh më shumë vota sesa pritej, duke tejkaluar pesë përqind.
Kur janë numëruar 92 për qind e votave, presidenti turk Erdogan nuk ka arritur të fitojë pa balotazh.












