Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Banesë 450 mijë euro e vetura mbi 200 mijë euro- Kjo është pasuria e Nezir Krakit!

18/04/2026 - 21:13
në Lajme
A A
Banesë 450 mijë euro e vetura mbi 200 mijë euro- Kjo është pasuria e Nezir Krakit!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banesë 450 mijë euro e vetura mbi 200 mijë euro- Kjo është pasuria e Nezir Krakit!Share Button Gazeta Blic Deputeti i koalicionit VV–Guxo–Alternativa, Nezir Kraki, ka bërë publik deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ku bie në sy veçanërisht koleksioni i tij i veturave, me një vlerë totale që arrin në rreth 229 mijë euro.Sipas të dhënave tëpublikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Kraki posedon pesë vetura, shumica prej tyre të kategorisë “oldtimer”, të cilat përbëjnë një koleksion të veçantë dhe me vlerë të konsiderueshme në tregun e automjeteve klasike.

Vetura më e shtrenjtë e deklaruar është një Volkswagen i vitit 1952, me vlerë prej 115 mijë euro, që përbën edhe pjesën më të madhe të këtij koleksioni.Ndërkohë, në listë figurojnë edhe:

BMW (2024) – 40,000 euroVolkswagen (1979) – 34,000 euro

Volkswagen (1958) – 28,000 euroOpel Kadett (1966) – 12,000 euro

Të gjitha këto automjete janë në pronësi të deklaruesit dhe, sipas përshkrimit, janë siguruar përmes blerjeve dhe transaksioneve brenda një koleksioni personal, duke lënë të kuptohet për një interes të hershëm të deputetit në automjetet klasike.Përtej veturave, deklarimi i pasurisë tregon se Kraki zotëron edhe një banesë prej 60 metrash katrorë, në vlerë 450 mijë euro, e cila është blerë përmes kredisë bankare.
Sipas dokumentit, ai ka marrë kredi në vlerë totale prej 372 mijë euro, nga të cilat aktualisht i kanë mbetur për t’i shlyer rreth 227 mijë euro, me afat kthimi deri në vitin 2035.Në aspektin financiar, deputeti ka deklaruar edhe mjete të kursyera dhe para të gatshme në vlerë rreth 16,500 euro, të shpërndara në institucione bankare brenda dhe jashtë vendit, përfshirë një depozitë në Francë dhe një llogari në Kosovë, si dhe para cash.

Sa i përket të ardhurave, Kraki ka raportuar pagë vjetore si deputet në shumën prej 16,700 euro, ndërsa ka përfituar edhe 4,800 euro nga angazhimi i pjesshëm si ligjërues në Francë. Në deklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e bashkëshortes, e cila punon në Francë dhe ka realizuar të hyra vjetore prej 28 mijë euro.

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë