
Deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e ka deklaruar edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, shkruan Veriu.info.
Peci në pasurinë e tij të paluajtshme sipas formularit ka deklaruar një banesë, shtëpi, dy toka.
Tutje ministri ka deklaruar një veturë me vlerë 11 mijë euro, kurse në bankat e Kosovës ka para të gatshme 8 mijë euro në bankën Reffaisen dhe 706 euro në llogarinë e bashkëshortes në BKT.
Të hyra vjetore si ministër për tetë muaj ka deklaruar 11 mijë euro ndërsa si shef i kabinetit të presidentes Osmani, Peci për tre muaj ka marrë afër 5 mijë.
Pasurinë e mnistrit Peci e gjeni në linkun e mëposhtë./VERIU.INFO
https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimet2022/Qeveria/Ministria%20e%20Bujq%C3%ABsis%C3%AB,%20Pylltaris%C3%AB%20dhe%20Zhvillimit%20Rural/Faton%20Peci.pdf











