Profesori universitar, Mazllum Baraliu sot në emisionin “DPT te Kuvendi” në Klan Kosova foli në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje, Baraliu tregoi se si mund të shkohet deri tek shpërndarja e Kuvendit.
“Jemi në gjendje të tillë, në një fazë kur faktikisht dhe realisht Kuvendi nuk është konstituuar, ka filluar konstituimi i tij, por kanë të drejtë të votojnë ata, kanë të drejtë t’i bëjnë këto punë që po i bëjnë, por asgjë më tepër, s’kanë të drejtë as të flasin aty”.
“Derisa nuk ka një marrëveshje paraprake për pasi të konstituohet Kuvendit, e Kuvendit konstituohet pas zgjedhjes së kryetarit, nënkryetarëve, grupeve parlamentare, komisioneve parlamentare, atëherë mund të ketë një marrëveshje të palëve, një votim 2/3 për shpërbërjen ose shpërndarjen e parlamentit, atëherë shkohet në zgjedhje të reja. Para saj ne jemi në paralizë totale”, u shpreh tutje ai.