
Pas tensioneve të fundit në veri të vendit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë për media në Mitrovicë, raporton Veriu.info.
Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës është maksimalishtë e angazhuar në mbajtejen e rendit dhe ligjit në cdo cep të Kosovës.
Ai poashtu ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për heqjen e barrikavdave.
Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe presim që së ma parë të veprojë nga KFOR’i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo të themi që është rënduar. Po presim që sa më shpejt barrikadat të largohen. Në qoftëse kjo nuk ndodh, sic thashë kemi kapacitete që këtë gjë ta bëjmë vet”, ka thënë Sveçla.
Sveçla ka folur edhe për sulmin e një 14 vjeçari sot në lagjen Kroi i Vitakut nga persona të maskuar serbë.
“Sot kemi marrë lajmin se një 14 vjeçar është sulmuar nga grupe kriminale serbe, i mituri ka marrë edhe tretman mjekësor. Policia e Kosovës është angazhuar për zbardhjen e këtij rasti”.
Sveçla poashtu e ka quajtur të pa pranueshme kërkesën e serbëve për lirimim e ish-policit serb Dejan Pantiq, ai tha se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po merr trajtimin e duhur.
“Kërkesa për lirimim e ish policit serb, Dejan Pantiq është e papranueshme, Policia e ka arrestuar sipas kërkesës së organeve të drejtësisë dhe se nuk është detyrë e Policisë së Kosovës lirimi i të arrestuarve, por është ushtrimi i autorizimeve të tyre dhe zbatimi i urdhrave në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur”.
Dejan Pantiq është arrestuar më 10 dhjetor si i dyshuar për sulmet kundër zyrtarëve të KQZ-së dhe policëve të Kosovës.










