
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se shumë analistë nëpër studio televizive kanë bërtitur se Kosova s’ka kapacitete në veri dhe kur u sulmuan komunat në veri, thoshin ju shpëtoi KFOR-i.
Ai përmes një postimi në Facebook, ai tha se nga dje do ta mbyllin gojën dhe janë bindur që Policia nuk është fshehur dhe ka kapacitete kundër kriminelëve, si në jug po ashtu edhe në veri.
Postimi i tij i plotë:
A e dini sa piskamën e kanë ba do argatë nëpër studio duke na thanë, s’keni kapacitete me luftu krimin në veri! Kur u sulmuan komunat në veri, na thoshin KFOR-i ju shpëtoj, dhe se Policia jonë u fsheh pas tyre!
Po besoj me dje e mbyllni gojën dhe jeni bind që Policia nuk është fsheh dhe ka kapacitete me i çit fare kriminelët pa marrë parasysh etnisë, si n’jug, po ashtu edhe në veri të vendit!











