Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka barazuar votimin e fshehtë në Kuvendin e Kosovës me atë në zgjedhje.
Basha në një shkrim në Facebook, ka thënë se deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të pyeten nëse u është kërkuar ta fotografojnë votën.
Sipas tij, nëse kjo ndodhë, njëjtë si në zgjedhje shkojnë në burg.
“A ka mundësi gazetarët me i pyet deputetët e LDK-së, a ua ka kërku me fotografu votën e fshehtë kryetari Abdixhiku?
Nëse po, kallzoni që mos ta dëgjojnë se shkojnë n’burg!” – ka shkruar ai.