Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar ndaj opozitës, derisa ka thëën se duan ta tranojnë duke u thënë koordinohuni.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mjaft janë koordinuar që 20 vite, duke u dhënë serbëve superfuqi në Kuvend, 9 komuna, gjykata, prokurori, polici e doganë të tyren.
Ai ka pyetur se tani çka po duan, edhe një koordinim për një subordimim të radhës nda Vuçiqit.
Basha ka shtuar se edhe Vuçiq ka dëshirë që opozita të vie në pushtet por që ndryshe mendon populli i Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Dojnë me na tranu t’u thanë koordinohuni! Po a pak jeni koordinu ju që 20 vite a?
Në koordinim i keni dhanë serbëve superfuqi në Kuvend, në Kushtetutë e në Legjislacion!Në koordinim i keni dhanë serbëve 9 komuna, derisa janë veç ~4% e popullsisë!
Në koordinim i keni dhanë Gjykata t’veta, Prokurori t’veta, Polici t’vetën, Komandant t’vetin, Doganë t’vetën!Në koordinim e keni kriju Listën Serbe, keni nënshkru Zajednicë dhe keni fuqizu kriminelë!
Në koordinim keni leju që serbët në Veri mos me pagu ujë, tatim e rrymë!Pra në krejt këtë koordinim qe 20 vite, Kosova nuk është ndal t’u dhanë, edhe krejt çka gjetëm n’fund ish një strofull kriminelësh me një moqal përreth!
𝗧𝗮𝘀𝗵 ç𝗸𝗮 𝗽𝗼 𝗱𝗼𝗻𝗶, 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗷ë 𝗸𝗼𝗼𝗿𝗱𝗶𝗻𝗶𝗺 𝗽ë𝗿 𝗻𝗷ë 𝘀𝘂𝗯𝗼𝗿𝗱𝗶𝗻𝗶𝗻 𝘁ë 𝗿𝗮𝗱𝗵ë𝘀 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗩𝘂ç𝗶𝗾𝗶𝘁 𝗮? 𝗘 𝗱𝗶 𝗾ë 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗶 𝗽𝗼 𝗸𝗮 𝗾𝗲𝗳 𝗷𝘂 𝗺𝗲 𝗮𝗿𝗱𝗵 𝗻ë 𝗽𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁, 𝗺𝗶𝗿ë𝗽𝗼 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗲 𝗽𝗼 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗼𝗻 𝗽𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë𝘀!












