Bashkësia Islame e Kosovës ka përgëzuar akademiken Justina Shiroka Pula për përzgjedhjen në detyrën e presidentës së Republikës së Kosovës.
“Jam i bindur se, me përvojën dhe përkushtimin e saj, Presidentja Shiroka-Pula do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet, duke kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e unitetit e të bashkëpunimit institucional e politik, në forcimin e institucioneve dhe në përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar mes tjerash myftiu, Naim Tërnava.
Tërnava gjithashtu ka përgëzuar subjektet politke për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentes, e cila i dha vendit stabilitet institucional, si dhe për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, nga i cili presim drejtësi.
Statusi i plotë:
Me ndjesi të veçanta përgëzoj akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Jam i bindur se, me përvojën dhe përkushtimin e saj, Presidentja Shiroka-Pula do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet, duke kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e unitetit e të bashkëpunimit institucional e politik, në forcimin e institucioneve dhe në përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës.
Përgëzoj gjithashtu subjektet politike për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentes, e cila i dha vendit stabilitet institucional, si dhe për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, nga i cili presim drejtësi.
E nderuar Presidente, në misionin tuaj fisnik dhe në ushtrimin e përgjegjësive tuaja të larta shtetërore, do të keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj dhe timen si Myfti i Kosovës, gjithmonë në shërbim të së mirës së vendit dhe interesit të popullit tonë.
Zoti ju dhëntë forcë e urtësi në përmbushjen e kësaj detyre dhe e bekoftë Kosovën e popullin e saj!
Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava













