Njësitë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar ditën e sotme në Korporatën Elektroenergjitike të Kosovës (KEK).
Nga informacionet e para që qarkulluan u tha se bëhet fjalë për dyshime në keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar me anëtarët e Komisionit Hetimor për Energji dhe i ka pyetur më gjerësisht në lidhje me kete aksion të PolicisëTime Kadriajaj, anëtare e Komisionit Hetimor për Energji nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha për “Gazeta Blic” se nuk ka informacion në lidhje me aksionin e sotëm të zhvilluar në KEK.
Kadrijaj tha se po presin të marrin informacionet e duhura se çfarë po ndodh aty brenda.
“Me thënë të drejtën nuk kemi ndonjë informacion. Kemi pas informacione që ka një bastisje në KEK, por nuk kemi informacione më të sakta sepse aksione të tilla në fakt nuk bëhen publike . Kur janë objekt i hetimit, nuk bëhen publike gjëra të tilla. Ne e kemi përcjell përmes medias se çfarë po ndodh, nuk kemi pas ndonjë informacion dhe po presim të kemi informacionet e duhura se çfarë po ndodh aty brenda”, tha Kadrijaj për “Gazeta Blic”
Time Kadriajaj, AAKEdhe anëtari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, u shpreh se nuk ka informacione në lidhje me bastisjen që ka ndodhur sot në Korporatën Elektroenergjitike të Kosovës.
“Nuk kam ndonjë informatë për momentin. Krejt është çfarë po lexoj në media, por për momentin nuk kam ndonjë informacion” tha Qalaj për “Gazeta Blic”Rashit Qalaj, PDK
Ndërsa anëtarja e këtij Komisioni nga Lidhja Demokratike e kosovës, Rrezarta Krasniqi, tha se me aq sa ka informacion bëhet fjalë për dy kontrata që janë nënshkruar në fushëne Prokurimit.
“Akoma nuk kam informacione të sakta, por me aq sa di bëhet fjalë për dy kontrata që janë nënshkru në fushën e Prokurimit” tha shkurt Krasniqi për “Gazeta Blic”
Rezarta Krasniqi, LDKBastisja u realizua gjatë ditës së sotme në zyrën e drejtorit të KEK, Nagip Krasniqi.
Të njëjtit iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua për trajtim në QKUK.Sipas informacione të deritanishme njëra nga kontratat për të cilat ka quar hetuesit në Korporatën Energjetike të Kosovës ka të bëjë me atë të nënshkruar në fillim të shkurtit për riparimin emergjent të kalldajës së bllokut A5 të termocentralit “Kosova A”.
Kontrata në vlerë 3 milionë e 495 euro është nënshkruar me Grupin e Operatorëve “Litwin SA & Bujar B. Shala B.I.” raporton Infokus.












