
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha, për rezultatet e sondazhit të publikuar nga UBO, thotë se janë reale dhe kjo tregon mbështetjen e qytetarëve për qeverisjen aktuale.Batusha në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se gara është për vendin e dytë dhe për mbijetesë, ai tutje shton se votuesit tashmë e ka zgjedh fituesin.
“Rezultate reale. Kjo tregon edhe mbështetjen e qytetarëve për qeverisjen aktuale. Gara është për vendin e dytë dhe për mbijetesë. Votuesi siç po shihet tashmë e ka zgjedh fituesin”, tha Batusha për Gazeta Blic.
Kurse deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se shumë herë këta që bëjnë sondazhe i porosisin edhe rezultatet.
Haliti në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ky vit është një vit elektoral dhe të gjitha partitë do ti mprehin shpatat për fitore, ku thotë se për fitore do flasin edhe ato parti të cilat nuk kanë mundësi ta kalojnë pragun.Por ai thekson se Partia Demokratike e Kosovës, është duke u bërë gati që të dal e para në zgjedhje.









