Ai thotë se nga Opozita nuk kanë dhënë një opsion por vetëm kanë kërkuar shkarkimin e Qeverisë.
“Ne mund të diskutojmë se a ka forma të tjera për me i siguru nxënësit me tekste shkollore, unë nuk dëgjova fare nga Opozita një opsion, vetëm shkarkim i ministres edhe shkarkim i Qeverisë që është absurde”, tha ai.
Ai shton se nuk është ende vendim por vetëm një propozim që tekstet shkollore të blihen nga prindërit.












