Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE: Asociacioni është një obligim i qartë ligjor për Kosovën

20/05/2024 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
BE: Asociacioni është një obligim i qartë ligjor për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është “një obligim i qartë ligjor për Kosovën”, kështu tha zëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Peter Stano.

Ai tha se statuti për themelimin e Asociacionit duhet të paraqitet dhe diskutohet në Dialog.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE) janë procese të veçanta. Megjithatë, si BE ashtu edhe KE janë organizata të bazuara në respektimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve që u përkasin pakicave kombëtare. Është e rëndësishme të kujtojmë se themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe Asociacioni është obligim i paplotësuar i Kosovës që rrjedh nga Marrëveshja e Dialogut e vitit 2013 – e vetmja Marrëveshje e Dialogut e ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës me 2/3 e shumicës. Prandaj, është një obligim i qartë ligjor për Kosovën sipas ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht një çështje e sundimit të ligjit, e rëndësishme për të dyja organizatat. Mirëpresim gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar përfundimisht tani pasi që nga viti 2013, për fat të keq, Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë hap drejt themelimit të Asociacioneve dhe rrjedhimisht drejt mbrojtjes së shtuar të të drejtave të njeriut që u përkasin pakicave, pavarësisht mundësive të shumta për ta bërë këtë. Në të njëjtën kohë, sipas Marrëveshjeve përkatëse të Dialogut, Statuti për themelimin e Asociacionit duhet të paraqitet dhe diskutohet në Dialog. Në tetor 2023, BE-ja – e mbështetur nga shtetet anëtare dhe partnerët e saj – prezantoi një projekt-statut për themelimin e Asociacioni bazuar në modelet dhe praktikat më të mira evropiane, si dhe në kornizën ligjore të Kosovës. Në konkluzionet e tij të dhjetorit 2023, Këshilli Evropian përshëndeti “gatishmërinë e Serbisë dhe Kosovës për të pranuar draft-statutin e paraqitur palëve nga Lehtësuesi i BE-së”. Ky është një njohje formale e dokumentit nga të 27 Shtetet Anëtare të BE-së”, tha Stano.

Tutje zëdhënësi i BE-së në një përgjigje për RTV21 tha se përmbajtja e statutit të paralajmëruar se do të hartohet nga Qeveria e Kosovës nuk dihet dhe nuk është diskutuar me Serbinë dhe Lehtësuesin e BE-së.

“Prandaj, është e pamundur të vlerësohet përputhshmëria e tij me Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, tha Stano.

JU REKOMANDOJMË

Komunikata e Presidencës me AI, ironizon Miftaraj: Sa më shumë që e përdorni Chatgpt aq më pak e shkelni ligjin

Komunikata e Presidencës me AI, ironizon Miftaraj: Sa më shumë që e përdorni Chatgpt aq më pak e shkelni ligjin
28/08/2026 - 19:50

Sot, presidenca e Kosovës, ka shkruar me inteligjencë artificiale një komunikatë për media ku njoftohet për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK’së nga ana e u.d...

Më shumëDetails

BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e KGjK-së për gjyqtarët serbë

BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e KGjK-së për gjyqtarët serbë
28/08/2026 - 19:36

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), të enjten mori vendim që t’ua pranojë dorëheqjet gjyqtarëve e stafit gjyqësor serbë të Kosovës. Për këtë ka reaguar Bashkimi Evropian, i cili...

Më shumëDetails

Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik

Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik
28/08/2026 - 19:19

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar VV’në, duke thënë se kjo e fundit e ka ‘’sjellë Kosovën në një depresion të thellë’’, duke mos e ushtruar detyrën...

Më shumëDetails

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
28/08/2026 - 19:12

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Evis Sala,  është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga...

Më shumëDetails

Mbetjet mortore të gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Mbetjet mortore të gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së
28/08/2026 - 18:43

Autoritetet në Kosovë thanë se të paktën dhjetë mbetje kockore të gjetura në tri varrezat masive në Zubin Potok, janë dërguar në Hagë për identifikim përmes ADN-së. Ministri...

Më shumëDetails

“Të deklaroni se …”, subvencionimi i librave – MASH del me një kërkesë për prindërit

“Të deklaroni se …”, subvencionimi i librave – MASH del me një kërkesë për prindërit
28/08/2026 - 18:33

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njoftoj se ka ndarë një qarkore me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes së cilës u ka kërkuar atyre dhe shkollave fillore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë