Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

13/10/2026 - 17:36
në Kryesore, Lajme
A A
BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë për mosndërmarrjen e hapave të nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të Millan Radoiçiqit dhe personave të tjerë që ndodhen në Serbi e që janë akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, tha për REL-in se BE-ja mbetet e shqetësuar edhe nga raportimet për pjesëmarrjen e Radoiçiqit në një tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila udhëhiqet nga ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë të ndërsjellë juridike”, tha ai, duke shtuar se kjo çështje është zvarritur për një kohë të gjatë dhe se Serbia duhet ta trajtojë atë pa vonesa të mëtejshme.

Deklarata e BE-së vjen pasi Radoiçiq u shfaq më 9 tetor në një tubim të SNS-së në Kragujevc, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor.

Në pamjet e publikuara nga televizioni serb N1, ai shihet pranë Danilo Vuçiqit, djalit të ish-presidentit serb, para sallës ku u mbajt tubimi.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar SNS-së për koment lidhur me praninë e Radoiçiqit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i ka thënë dje REL-it se hetimet ndaj Radoiçiqit për sulmin në Banjskë janë ende në vazhdim.

Megjithatë, në Serbi ende nuk është ngritur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit 2023, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, në veri të vendit. Gjatë sulmit u vra polici Afrim Bunjaku, ndërsa në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues.

Radoiçiq e pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit, pas të cilit dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Kosova e ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, ndërsa Beogradi zyrtar i ka mohuar këto akuza.

Nga 45 personat e akuzuar nga drejtësia e Kosovës për sulmin në Banjskë, tre janë dënuar. Të akuzuarit e tjerë, përfshirë Radoiçiqin, vazhdojnë të jenë në arrati dhe besohet se ndodhen në Serbi.

Kosova ka lëshuar disa fletarrestime ndaj Radoiçiqit, i cili është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Në gusht të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Gjakovës gjatë viteve 1998-1999.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar shfaqjen e tij në tubimin e SNS-së si dëshmi të lidhjeve të tij me pushtetin në Serbi dhe ka kërkuar që ai të përballet me drejtësinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar dialogun në nivel të lartë politik me Serbinë që nga sulmi në Banjskë, duke kërkuar që Radoiçiqi të ndiqet penalisht dhe t’i dorëzohet drejtësisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Vitia paralajmëron për rikthimin e fruthit në Kosovë, u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Vitia paralajmëron për rikthimin e fruthit në Kosovë, u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët
13/10/2026 - 17:27

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një video-adresimi, ka kërkuar nga prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit. Vitia, ka thënë se fruthi është sëmundje që...

Më shumëDetails

Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

Raportohet për përleshje mes zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, i pranishëm edhe Përparim Rama
13/10/2026 - 17:16

Është zbuluar identiteti i personit të ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare....

Më shumëDetails

Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit

Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit
13/10/2026 - 17:10

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njoftoj se sot presidentja e Kosovës ka vizituar familjen e tyre. Ai tha se familja e tyre është nderuar me vizitën e...

Më shumëDetails

Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin
13/10/2026 - 16:59

Nën dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Urdhrin për ndalimin...

Më shumëDetails

Policia aksion në dy fshatra në Veri, konfiskohen eksplozivë, armë e fishekë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
13/10/2026 - 16:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve sot me datën 13.10.2026 është realizuar edhe një operacion i...

Më shumëDetails

Tahiri: Kurti po tregon cilën marrëveshje s’po e zbaton Serbia, por s’po tregon si do ta zbatojë autonominë që ua dha serbëve

Tahiri: Kurti po tregon cilën marrëveshje s’po e zbaton Serbia, por s’po tregon si do ta zbatojë autonominë që ua dha serbëve
13/10/2026 - 16:42

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti po tregon se cilat marrëveshje me Kosovën s’po i zbaton Serbia, ai po refuzon të tregojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Arrestohet Gani Geci

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë