Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE-ja fillon heqjen graduale të masave ndaj Kosovës – hapat e mëtejshëm varen nga de-përshkallëzimi në veri

15/11/2025 - 09:40
në Kryesore, Lajme
A A
BE-ja fillon heqjen graduale të masave ndaj Kosovës – hapat e mëtejshëm varen nga de-përshkallëzimi në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka nisur procesin e heqjes graduale të masave ndaj Kosovës, të vendosura në maj të vitit 2025, në paralel me përpjekjet për de-përshkallëzim të situatës në veriun e vendit.

Një zëdhënës i BE-së ka bërë të ditur për Front Online se Komisioni Evropian ka rirregjistruar katër projekte të asistencës teknike për investime të mundshme të ardhshme në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje.

‘’Paralelisht me përpjekjet për de-përshkallëzim në veri të Kosovës, Komisioni ka ndërmarrë disa hapa për të hequr gradualisht masat e vendosura në maj 2025. Më konkretisht, Komisioni ka paraqitur sërish katër projekte të asistencës teknike për investime të mundshme të ardhshme në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje. Këto projekte janë më pas miratuar nga Bordi i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)’’, kanë thënë nga BE-ja për Front Online.

Po ashtu, janë rifilluar aktivitetet e nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), të cilat ishin pezulluar gjatë periudhës së masave.

Sipas BE-së, hapat e mëtejshëm mbeten të kushtëzuar nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri të Kosovës. Komisioni synon të vazhdojë heqjen e masave, nëse sigurohet një transferim i rregullt i qeverisjes lokale në veri pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, dhe nëse situata mbetet e qetë.

‘’Hapat e mëtejshëm mbeten të kushtëzuar nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri.Komisioni synon të vazhdojë heqjen e këtyre masave, me kusht që të sigurohet një transferim i rregullt i qeverisjes lokale në veri pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe që de-përshkallëzimi të ruhet’’, thuhet në përgjigjen e BE-së për Front Online.

Në lidhje me Dialogun Beograd–Prishtinë, Bashkimi Evropian njofton se Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, do të thërrasë një takim të nivelit të lartë sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

JU REKOMANDOJMË

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore
27/05/2026 - 23:00

Zgjidh gjuhën sq Albanian “Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore Viber Icon INDEKSONLINEE Mërkurë, 27 Maj 2026 22:44 Partia Socialdemokrate, sonte ka hapur zyrtarisht fushatën...

Më shumëDetails

Maliqi për subvencionimin e fluturimeve: Rast i paprecedent i abuzimit të buxhetit për zgjedhje

Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
27/05/2026 - 22:56

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se mediat dhe Prokuroria Speciale duhet t’i kenë sytë e hapur ndaj subvencionimit të fluturimeve. Në një shkrim në rrjetin...

Më shumëDetails

Krasniqi për Vetëvendosjen: Këta s’e kanë hallin hiç për diasprë, ata s’po na kthehen as të vdekur

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
27/05/2026 - 22:50

Dardan Krasniqi nga AAK-ja, ka thënë në “Pressing” të T7, se pushteti nuk e ka hallin për diasporë. Ai tha se ka jetuar në diasporë dhe e dinë...

Më shumëDetails

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën
27/05/2026 - 22:19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pati një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pak kohë më parë. Siç thekson Presidentja e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale
27/05/2026 - 22:08

Si numër 1 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka synim edhe një mandat. Por ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po thotë se kandidimi i...

Më shumëDetails

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë
27/05/2026 - 21:40

Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Sipas informacioneve të Klan Kosovës, ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    611 Shpërndaje
    Shpërndaje 244 Tweet 153
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga lokacioni ideal te ndërtimi modern – Riki Invest sjell një tjetër projekt unik në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndarja e 2 milionëve për biletat e aeroplanit, Shala: Opozita duhet t’i bojkotojë zgjedhjet (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë