Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE-ja synon ashpërsimin e regjimit të vizave, rrezikohet edhe Kosova

16/04/2025 - 08:19
në Kryesore, Lajme
A A
Pas liberalizimit të vizave, mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë gjatë muajit janar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza për qytetarët e 61 vendeve që aktualisht e gëzojnë atë – përfshirë të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Propozimi për të shtuar më shumë arsye në mesin e atyre ekzistuese për pezullimin e udhëtimit pa viza ishte iniciuar nga Komisioni Evropian qysh në vitin 2023, dhe Këshilli i BE-së – i cili përfaqëson 27 vendet anëtare – e miratoi qëndrimin e tij për këtë çështje një vit më parë. Megjithatë, për shkak të zgjedhjeve parlamentare evropiane në qershor të vitit 2024 dhe ngarkesës së madhe legjislative, Parlamenti Evropian vetëm së fundi ka marrë mandatin për të negociuar.

Javën e kaluar, u mbajt dialogu i parë ndërmjet tri institucioneve mbi legjislacionin e propozuar, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjatë Presidencës polake të Këshillit të BE-së, e cila zgjat deri në fund të qershorit. Nëse gjithçka shkon mirë, ligji i ri pritet të hyjë në fuqi në fillim të vjeshtës.

Pse po ndodh kjo tani?

Në thelb, blloku po bëhet shumë më i ashpër ndaj liberalizimit të vizave, duke reflektuar një ndryshim më të gjerë: së pari, për të luftuar çdo formë migracioni të paligjshëm në BE; dhe së dyti, për të përdorur potencialisht regjimin e vizave si mjet politik për të ushtruar presion mbi vendet e treta.

Liberalizimi i vizave – i cili në këtë rast përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së përveç Irlandës, si dhe vendet joanëtare Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra – ka qenë prej kohësh një nga mjetet më të rëndësishme politike të Brukselit.

Ai u lejon shtetasve nga vende të treta të vizitojnë BE-në deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh pa pasur nevojë për vizë. Kosova u përfshi në këtë listë në fillim të vitit 2024 dhe Gjeorgjia e Ukraina në vitin 2017 – lëvizje që u mirëpritën në këto vende.

Kërcënimi për të tërhequr këtë privilegj, për rrjedhojë, mund të shihet si një masë e vërtetë ndëshkuese.

Mekanizmi aktual i pezullimit, në fuqi që nga viti 2018, mund të aktivizohet në rastet e abuzimit të qartë – për shembull, një rritje e numrit të qytetarëve të vendeve të treta që qëndrojnë më gjatë se limiti 90-ditor apo që përdorin udhëtimin pa viza për të kërkuar azil në BE. Deri tani, blloku ka pezulluar liberalizimin e vizave vetëm një herë: fillimisht përkohësisht, më pas përfundimisht, për shtetin e Paqësorit Jugor, Vanuatu.

Cilat janë ndryshimet e pritura?

Në terma të përgjithshëm, ka katër fusha kryesore ndryshimesh, pasi Brukseli synon ta bëjë mekanizmin e pezullimit të vizave një mjet ndëshkimi më të besueshëm. Së pari, liberalizimi i vizave mund të pezullohet nëse ekziston një perceptim për mospërputhje midis politikës së përgjithshme të vizave të BE-së dhe vendit të tretë pa viza.

Ky ishte rasti në vitin 2022, kur Serbia lejoi udhëtim pa viza për shtetasit e vendeve si Burundi, India dhe Kuba. Brukseli sugjeroi se shumë prej këtyre individëve po përdornin Serbinë si një “derë të pasme” drejt BE-së. Pas presionit nga Komisioni Evropian, Beogradi hoqi disa nga këto marrëveshje. Megjithatë, sipas legjislacionit të propozuar, sjellje të tilla mund të ndëshkohen më lehtësisht.

Kërcënimet hibride

Një tjetër arsye për pezullim të vizave janë të ashtuquajturat kërcënime hibride. Edhe pse ende teorike, kjo dispozitë është frymëzuar nga vendet si Rusia dhe Bjellorusia, të cilat BE-ja i ka akuzuar për transportimin e emigrantëve nga Afrika dhe Azia drejt kufijve të BE-së, si të Polonisë dhe Lituanisë.

Tashmë, marrëveshjet për lehtësimin e vizave të BE-së me Moskën dhe Minskun janë pezulluar për disa vite, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe shtypjes së opozitës nga lideri autoritar bjellorus, Alayksandr Lukashenka. Megjithatë, nëse një vend tjetër pa viza ndjek një taktikë të ngjashme, mekanizmi i ri mund të aktivizohet si përgjigje.

Së treti, nëse një vend operon një skemë të shtetësisë për investitorë – duke i lejuar individët të blejnë shtetësi pa ndonjë lidhje të vërtetë me vendin – atëherë liberalizimi i vizave me BE-në mund të pezullohet në të ardhmen.

Megjithatë, baza e katërt për pezullim është ndoshta më interesantja, pasi lidhet me marrëdhëniet politike të BE-së me vendet e treta. Legjislacioni, që është ende në fazën e draftit, parasheh që mekanizmi i pezullimit mund të aktivizohet në rastet e “shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve” apo “shkeljeve serioze të të drejtës dhe standardeve ndërkombëtare, përfshirë të drejtat e njeriut dhe mosrespektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.”

Kriteri i demokracisë

Nëse i pyesni zyrtarët e BE-së, leximi i tyre ka qenë gjithmonë se ekziston një “kriter demokracie” kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave – por kurrë nuk është shpjeguar qartë se çfarë përfshin saktësisht.

Një aspekt tjetër interesant dhe i ri është se aktivizimi i mekanizmit në këtë rast duhet të jetë kompetencë ekskluzive e Komisionit Evropian, pas konsultimeve me vendet anëtare të BE-së, pasi lidhet me marrëdhëniet e jashtme të bllokut.

Megjithatë, në fund, do të jenë vendet anëtare – përmes një shumice të kualifikuar – që do të vendosin për pezullimin e liberalizimit të vizave me një vend të tretë. Siç e përshkruajnë zyrtarët e BE-së, ky mbetet “opsioni bërthamor kur të gjitha opsionet e tjera janë shteruar”, pasi blloku zakonisht është i kujdesshëm për të mos ndëshkuar një popull të tërë në vend të qeverisë së tij.

Kjo është arsyeja pse, më herët këtë vit, BE zgjodhi të pezullojë liberalizimin e vizave vetëm për mbajtësit e pasaportave diplomatike të Gjeorgjisë, pas ngecjeve demokratike në vendin e Kaukazit. Megjithatë, opsioni për të shënjestruar gjithë popullsinë mbetet në tavolinë – dhe me zgjerimin e mundshëm të fushës së mekanizmit të pezullimit, blloku po mpreh qartazi armët e veta. /REL

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë