Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

08/02/2025 - 18:00
në Kryesore, Lajme
A A
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka nisur tubimi përmbyllës i Partisë Demokratike të Kosovoës në kryeqytet.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza e ka filluar fjalimin e tij duke i falënderuar përkrahësit, familjen dhe gjithë qytetarët që i qëndruan afër gjatë kësaj kohe.

“Faleminderit e madhe, në këtë shesh të madh, në këtë festë të madhe të demokracisë. Faleminderit edhe mijëra vullnetarëve, aktivistëve që kanë organizuar çdo tubim, çdo bashkëbisedim dhe që e kanë mundësuar këtë finale të madhe sonte këtu me ju. Ju falënderoj nga zemra! Faleminderit të gjithë juve që jeni sonte këtu, në këtë mbrëmje të ftohtë, por me zemra të nxehta, me zemra të mbushura plot me dashni për njëri-tjetrin. Me zemra të inspiruara nga bashkimi që e kemi dëshmuar të gjithë në këto javë e muaj të fushatës sonë pozitive. Faleminderit që erdhët për ta festuar përmbylljen e fushatës” – ka thënë Hamza.

Hamza ka shtuar se ky takim i sotëm nuk është vetëm dita e fundit para votimit, por edhe takim para ditës së parë kur qytetarët do t’ia japin mandatin për të qeverisur.

“Fushata ishte rrugëtim i gjatë! Dhjetëra mijëra qytetarë na pritën gjithandej nga fshatrat malore të Sharrit e deri te Shala e Bajgorës, nga qytetet e bukura të Dukagjinit e deri te Drenica historike. Nga Ferizaji i biznesit e deri në Gjilan. Dhe ja ku jemi sonte në Prishtinë. Në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në sheshin që mban emrin e njërit prej heronjve më të mëdhenj të UÇK-së, ku jo shumë larg nga këtu e kemi edhe Nënë Terezën dhe Skenderbeun, ndërsa atje më poshtë bulevardet Bill Klinton dhe Xhorxh Bush. Në këtë shesh me shumë simbole historike, ju sonte po e jepni provimin e fundit. Provimin e fushatës pozitive, fushatës njerëzore, fushatës për jetë të dinjitetshme dhe ekonomi të zhvilluar.

Kjo ishte fushatë, ku i kujtuam edhe fillet e luftës dhe sonte përsëri e kujtojmë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, bacën Jakup, Rexhën dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre. Presim të na vijnë sa më shpejtë që të gjithë” – ka thënë Hamza.

JU REKOMANDOJMË

Sheremeti: Ai verdikt nuk ishte në emrin tonë, duhet të bëhemi bashkë

Sheremeti: Ai verdikt nuk ishte në emrin tonë, duhet të bëhemi bashkë
28/09/2026 - 23:03

Aktori Kushtrim Sheremeti ka mbajtur një fjalim në protestë në natën e 13-të e cila po mbahet për ta kundërshtuar aktgjykimin të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj...

Më shumëDetails

Syla: Kurti po i frikësohet protestave për ish-krerët e UÇK-së

Syla: Kurti i harxhoi 31 milionë në udhëtime, 30 milionë kushton një fabrikë e ujit
28/09/2026 - 22:41

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se duhet të votohet ndryshim-ligji i Gjykatës Speciale. Ai tha se nuk është ide e mirë që të zhbëhet...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon rrugë më radikale: Ndryshimi i ligjit të Speciales nuk sjell asgjë, unë jam për ta zhbërë krejtësisht

Baton Haxhiu: Në maj zbatohet Asociacioni, do të dërgohet pastaj në Gjykatë Kushtetuese
28/09/2026 - 22:29

Analisti Baton Haxhiu tha se është për zhbërjen e ligjit për Gjykatën Speciale sepse sipas tij shkalla e Apelit “është problematik”. Haxhiu në Pressing në T7, tha: “Mendoj...

Më shumëDetails

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Haxhiu skeptike për letrën drejtuar ministres serbe të drejtësisë
28/09/2026 - 22:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e sheh të nevojshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar...

Më shumëDetails

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave, Gara: Nuk janë nga gërmimet në veri

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave, Gara: Nuk janë nga gërmimet në veri
28/09/2026 - 22:10

Janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur. Gara ka deklaruar për RTK-në se mbetjet e...

Më shumëDetails

Gjini: Dështuam të tregojmë se gjasat janë reale që Serbia ka kryer trafikim organesh

28/09/2026 - 21:54

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se Kosova duhet të përballet më fuqishëm me narrativat që, sipas tij, janë ndërtuar nga Serbia për ta dëmtuar imazhin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • “Penthouse” pa leje e 716 mijë euro dobi pasurore – si dyshohet se pushteti i Aleancës ia mundësoi ndërtimin vjehrrit të deputetes

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë