Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza kërkon largimin e sanksioneve, ia përmend BE-së edhe Gjykatën Speciale

08/12/2025 - 11:21
në Kryesore, Lajme
A A
Bedri Hamza kërkon largimin e sanksioneve, ia përmend BE-së edhe Gjykatën Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin europian.

Hamza thekson se Kosova ka organizuar tri procese zgjedhore brenda një viti, duke theksuar se ato kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Sipas tij, kjo tregon “pjekurinë e demokracisë së Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave është bërë “i paarsyeshëm dhe i padrejtë”.

Në këtë letër, Hamza i kujton BE-së edhe çmimin që Kosova ka paguar në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Parlamenti i Kosovës themeloi Dhomat e Specializuara, një kërkesë e imponuar vetëm mbi Kosovën, të cilat fatkeqësisht janë shndërruar në një instrument monoetnik”, shkruan ai, duke theksuar se vetëm udhëheqësit e gjeneratës themeluese të shtetit janë gjykuar deri më tani.

Hamza shprehet se Kosova “ka paguar një çmim të lartë për t’u çliruar, për t’u bërë shtet i pavarur dhe për t’u zhvilluar në një republikë demokratike që respekton obligimet ndërkombëtare”. Ai i kërkon BE-së që ta trajtojë Kosovën si vendet e tjera të rajonit dhe të mos e privojë më nga “mjetet, mundësitë dhe mbështetja e nevojshme për ecjen drejt BE-së dhe NATO-s”.

Hamza përmbyll kërkesën me një thirrje të qartë politike.

“Kërkoj heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës”, duke shtuar se një vendim i tillë do të ishte sinjal i drejtpërdrejtë për qytetarët se përpjekjet e tyre demokratike po njihen dhe po mbështeten.

JU REKOMANDOJMË

Vritet një person në Podujevë

Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
22/03/2026 - 21:03

Një person është vrarë mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës. Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. “E konfirmoj...

Më shumëDetails

Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gjashtë muaj, të gjitha ekonomitë botërore do të vuajnë

Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gjashtë muaj, të gjitha ekonomitë botërore do të vuajnë
22/03/2026 - 20:27

Nëse lufta në Lindjen e Mesme zgjat më shumë se gjashtë muaj, ekonomitë në mbarë botën do të pësojnë "ndikime reale", tha të dielën kreu i gjigantit francez...

Më shumëDetails

Deputeti Behrami sfidon publikisht ambasadorin gjerman: Kur keni kërkuar llogaridhënie nga Vuçiqi dhe Serbia?

Deputeti Behrami sfidon publikisht ambasadorin gjerman: Kur keni kërkuar llogaridhënie nga Vuçiqi dhe Serbia?
22/03/2026 - 20:17

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar sërish ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, pas postimit të fundit në Facebook, këtë herë përmes rrjetit X. Behrami shkruan se drejtësia...

Më shumëDetails

Sadiku kritikon qeverinë: Po devijon vëmendjen nga dështimet me çmime dhe projekte

Sadiku kritikon qeverinë: Po devijon vëmendjen nga dështimet me çmime dhe projekte
22/03/2026 - 19:49

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar ashpër qeverinë për, sipas tij, mungesë të rezultateve konkrete dhe përpjekje për të devijuar vëmendjen e opinionit publik. Sadiku theksoi se...

Më shumëDetails

Cila është zgjidhja për çmimet e larta të naftës sipas Janina Ymerit?

Cila është zgjidhja për çmimet e larta të naftës sipas Janina Ymerit?
22/03/2026 - 19:42

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka paralajmëruar që çmimet e produkteve të importuara do të vazhdojnë së rrituri si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.“Me Lindjen e...

Më shumëDetails

Totaj: Kurti nuk i ka qëllimet e mira për Kosovën, në VV vendos vec një njeri

Totaj: Kurti nuk i ka qëllimet e mira për Kosovën, në VV vendos vec një njeri
22/03/2026 - 19:30

Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit nga radhët e PDK-së, ka folur në lidhje me marrëdhëniet e pushtetit lokal me Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    512 Shpërndaje
    Shpërndaje 205 Tweet 128
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    382 Shpërndaje
    Shpërndaje 153 Tweet 96
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë