Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza kërkon largimin e sanksioneve, ia përmend BE-së edhe Gjykatën Speciale

08/12/2025 - 11:21
në Kryesore, Lajme
A A
Bedri Hamza kërkon largimin e sanksioneve, ia përmend BE-së edhe Gjykatën Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin europian.

Hamza thekson se Kosova ka organizuar tri procese zgjedhore brenda një viti, duke theksuar se ato kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Sipas tij, kjo tregon “pjekurinë e demokracisë së Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave është bërë “i paarsyeshëm dhe i padrejtë”.

Në këtë letër, Hamza i kujton BE-së edhe çmimin që Kosova ka paguar në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Parlamenti i Kosovës themeloi Dhomat e Specializuara, një kërkesë e imponuar vetëm mbi Kosovën, të cilat fatkeqësisht janë shndërruar në një instrument monoetnik”, shkruan ai, duke theksuar se vetëm udhëheqësit e gjeneratës themeluese të shtetit janë gjykuar deri më tani.

Hamza shprehet se Kosova “ka paguar një çmim të lartë për t’u çliruar, për t’u bërë shtet i pavarur dhe për t’u zhvilluar në një republikë demokratike që respekton obligimet ndërkombëtare”. Ai i kërkon BE-së që ta trajtojë Kosovën si vendet e tjera të rajonit dhe të mos e privojë më nga “mjetet, mundësitë dhe mbështetja e nevojshme për ecjen drejt BE-së dhe NATO-s”.

Hamza përmbyll kërkesën me një thirrje të qartë politike.

“Kërkoj heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës”, duke shtuar se një vendim i tillë do të ishte sinjal i drejtpërdrejtë për qytetarët se përpjekjet e tyre demokratike po njihen dhe po mbështeten.

JU REKOMANDOJMË

“Ka dalë, e ka shfrytëzu brutalisht gjendjen e njerëzve”, Olluri për Kurtin: Qysh e bani Kosovën, njerëzit s’e shohin si vend jetese

Olluri: Policia tentoi t’ia lë fajin 18-vjeçarit të vrarë, familja e njërit nga të dyshuarit ka lidhje me Policinë
08/05/2026 - 21:49

Parim Olluri i ftuar në Pressing në T7, duke folur për procesin zgjedhor, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se njerëzit nuk e...

Më shumëDetails

“Osmani, u bashkua me Abdixhikun sepse e vetme nuk e kalon as pragun”

Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
08/05/2026 - 21:36

Anëtari i PSD-së, Bardh Ahmeti, ka kritikuar ashpër rolin politik të Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si “fluskë të radhës së opozitës” dhe duke pretenduar se gjatë...

Më shumëDetails

Ramabaja: Limaj mund të ishte pjesë e LVV-së, e majta kosovare është e shpërndarë

Ramabaja: Limaj mund të ishte pjesë e LVV-së, e majta kosovare është e shpërndarë
08/05/2026 - 21:17

Analisti politik, Sadri Ramabaja, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Debat Plus, duke thënë se ajo ka reflektuar një realitet...

Më shumëDetails

Musliu për skandalin e Bashës: Duhet t’i largojmë këta njerëz që s’lanë gjë pa përdhosur

Musliu akuzon deputetet e VV-së për bullizim ndaj Paris Gurit: Qasja e tyre është e papranueshme
08/05/2026 - 21:03

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj skandalit të Dimal Bashës që kishte vendosur Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës prapa një krevati të zyrës. Musliu ka thënë...

Më shumëDetails

Paris Guri tregon nëse do ta rikthejnë Agim Veliun në listë për deputet

Paris Guri tregon nëse do ta rikthejnë Agim Veliun në listë për deputet
08/05/2026 - 20:28

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Paris Guri ka folur edhe për Agim Veliun dhe kthimin e tij të mundshëm në listën e LDK’së për deputet. Guri ka thënë...

Më shumëDetails

Shukri Buja i bën thirrje PDK-se qe ta marrin Fatmri Limajn ne parti

Shukri Buja i bën thirrje PDK-se qe ta marrin Fatmri Limajn ne parti
08/05/2026 - 20:13

Ish-kryetari i Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka kërkuar publikisht që Fatmir Limaj të përfshihet në listën për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai kritikoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky do të jetë aderimi i radhës që do ta prezantoj presidentja Vjosa Osmani

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me vdekje

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ njofton për dy koalicione

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë