Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do të takohet me diasporën në Zvicër.
Takimi do të mbahet në Muttenz në ora 14:00.
Këtë e ka bërë të ditur Hamza dje përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është. Me diasporën dhe me mua kryeministër, Kosova mundet ma mirë. Jemi bashkatdhetarë dhe fuqia jonë është bashkimi.
Bashkohuni me mua këtë të diel në Zvicër.
#MaMirë për diasporën. #MaMirë për Kosovën.












