Pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete dy shtetas të Kroacisë dhe një kosovar, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë në sheshin Skenderbeu, ku pas përleshjes të dyshuarve iu është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Veriu.info
Raporti i policisë:
Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Kroacisë dhe një kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje në kafiteri të dyshuarit janë përleshur fizikisht me ç’rast edhe kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarve iu është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.













